• Tirane, ofroj vend pune Inxhiniere, operator

Geo Consulting është kompani që operon në fushën e Hartografisë, Planifikimit të Përgjithshëm Vendor, Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Krijim i Bazave të të Dhënave Gjeografike, Krijim i Hartave Turistike në Territorin e Shqipërisë, Sistem i Informacionit mbi Token (SIT), Analiza 3 Dimensionale të Terrenit, Transformime Koordinatash, Përpunim i hartave të Skanuara, Përpunim i Fotografimit Ajror. Përveç këtyre Geo Consulting ka eksperte në fushën e teknologjisë së informacionit Sistemet e te Dhënave Gjeografike (Geographic Information Systems - GIS).


Për projektin "Krijimi i Hartës topografike të shkallës 1:2000 për rajonin Tiranë-Durrës"


Kërkohen punonjës me kohë të kufizuar
Koha e projektit është Gusht – Nëntor 2018 (3 muaj punë) dhe Maj - Korrik 2019 (2 muaj punë)

Profesioni i dëshiruar:

Prioritet ka Inxhinieri Gjeodet, nqs nuk do te plotesohen numri i punonjesve me inxhiniera Gjeodet atehere do te meren ne shqyrtim cv e inxhinierave te ndërtimit, Arkitekt, Mjedisi, Hidroteknike, topograf i mesëm, apo inxhinierë të tjerë që kanë njohuri në fushën e matjeve dhe përdorimin e kompjuterit.

Puna që to të kryhet:
Mbledhje informacioni në terren për krijimin e hartës topografike të shkallës 1:2000.

Metoda e punës:
Notpad me program GIS të dedikuar për mbledhjen e informacionit dhe matje me shirit-metër ose distancë matës elektronik.

Rajoni ku do të punohet:
Kryesisht zona e banuar në rajonin Tiranë - Durrës

Trajnimi:
Është punë që bëhet për herë të parë. Nuk pritet të ketë specialistë që e njohin në detaj ketë lloj pune por do ketë nevoje për një periudhë trajnimi 1-2 javë brënda periudhës së punës.

Kontrata:
Do të jetë kontratë e rregullt ligjore sipas kodit të punës.

Pagesa do të jetë në bazë të punës se realizuar në hektarë ose me km2. Tejkalimet e normës së punës nëse punohet me orare të zgjatura do të jepen në formën e bonuseve.

Kërkohen të interesuar për të marë përgjegjësinë e kësaj pune.

Të interesuarit të dërgojnë në adresën e emailit m.ali@gc-al.com
CV dhe pretendimin për pagën neto mujore.
 


Apply
Back
Top