• Tirane, ofroj vend pune Ekzekutiv Shitje per zonen e Kavajes

Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani leader në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.
Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.

CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e mëposhtëm:



EKZEKUTIV SHITJESH
për zonën e Kavajës

Përgjegjësia e këtij pozicioni është arritja e objektivave të caktuara lidhur me vëllimin e shitjeve, nivelin e stokut, vizitat tek konsumatorët dhe aktivizimet në përputhje me udhëzimet dhe politikat e kompanisë. Në mënyrë më specifike:

Roli dhe pergjegjesite:
· Viziton cdo pike shitje ne zonen e tij sipas programit ditor
· Sigurohet qe produkti eshte i pozicionuar ne vendin e duhur dhe sipas standarteve te CCBS.
· Kontrollon gjendjen e stokut te produktit ne piken e shitjes
· Merr porosite tek klientet ekzistues dhe identifikon kliente te rinj
· Garanton vendosjen e materialeve promocionale ne piken e shitjes
· Bashkepunon dhe shkemben informacione te vazhdueshme me pergjegjesin e zones

Aftesite dhe kualifikimet:
· Të ketë mbaruar arsimin e lartë.
· Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të punojë në grup.
· Të ketë dëshirë të punojë në terren.
· Leje drejtimi automjeti.
· Të banojë në Kavajë.

Te interesuarit duhet te dergojne nje email ku te specifikohet kerkesa per pozicionin e punes dhe nje kopje te CV ne adresen: hr@cocacola.al, brenda dates 15 Korrik 2018.

Vetem kandidatet qe plotesojne kriteret do te kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta
 


Apply WhatsApp
Back
Top