• Tirane, ofroj vend pune Asistent Menaxher

POZICIONI I PUNËS: ASISTENT MENAXHER
Asistent Menaxheri ndihmon menaxherin e marketit dhe është përgjegjës për menaxhimin e përditshëm të dyqanit në përputhje me politikat e përgjithshme të kompanisë.

Detyrat kryesore të Asistent Menaxherit janë:

• Monitoron zbatimin e orareve të punës nga punëmarrësit bazuar në planin e hartuar nga menaxheri i marketit;
• Trajton ankimet dhe komentet e klientëve, duke respektuar procedurat e kompanisë si dhe ia raporton ose ia referon ato Menaxherit kur është e nevojshme;
• Kujdeset për vendosjen e produkteve në market si dhe për paraqitjen e brendshme të marketit në tërësi;
• Rekomandon/propozon masa disiplinore të argumentuara menaxherit të marketit për punëmarrësit që nuk zbatojnë rregulloren në orarin e punës; • Kujdeset që të zbatohen nga të gjithë punëmarrësit rregullat dhe politikat mbi skadencat e produkteve në rafte dhe në magazine;
• Kujdeset dhe ka përgjegjësi për mbarëvajtjen e punës gjatë ditës edhe në aspektin teknik, në rast se konstaton problematika apo defekte i raporton për zgjidhje tek menaxheri i marketit; • Asiston vetë në shitje sa herë që është e nevojshme;
• Zevëndëson menaxherin sa here që është e nevojshme;
• Raporton tek Menaxheri i marketit;
• Mban përgjegjësi për inventarin. Punëdhënësi mund t’i caktojë punëmarrësit edhe detyra të tjera, përvec atyre të parashikuara në këtë Aneks, të përshtatshme dhe të bazuar në nevojat e kompanisë.

Aftësitë e kërkuara:

• Aftësi të mira ndërveprimi në biznes dhe shitje;
• Aftësi të shkëlqyera në komunikim me eprorët, vartësit dhe me klientët;
• Aftësi shumë të mira në menaxhimin e kohës;
• Aftësi shumë të mira organizuese dhe percaktim prioritetesh;
• Njohuri të mira të gjuhës angleze, italiane;
• Njohuri të programeve specifike financiare;
• Njohuri shumë të mira të programevë të paketës Office;
• Fleksibilitet ne orare dhe udhëtimet jasht Tiranes;
• Diplome universitare (preferohet Fakulteti Ekonomik në profilin Menaxhim).
• Minimumi 2 vjet përvojë pune në shitje.

Per te aplikuar per kete pozicion duhet te dergoni nje Cv ne adresen: info@ecomarket-al.com duke specifikuar pozicionin qe ju po aplikoni. Ecomarket ju njofton se te gjitha aplikimet do te trajtohen ne menyre konfidenciale sipas ligjit Nr. 9887 per " Mbrojtjen e te dhenave Personale". Vetem kandidatet qe do te perzgjidhen per kete pozicion do te njoftohen.
 


Apply
Back
Top