• Dhermi, ofroj vend pune Recepsionist/e ne hotel

Pershkrimi
Pozicioni i recepsionit eshte nje pozicion pergjegjes per te siguruar nje sherbim miqesor, mikeprites dhe efikas kundrejt te gjithe klienteve tane, ne perputhje me vizionin dhe vlerat e hotelit per kenaqesine e klientit. Qellimi kryesor i recepsionistit eshte te pergjigjet me miresjellje te gjitha kerkesave te klientit, si dhe te luaj nje pjese ne menaxhimin e pergjithshem te recepsionit.

Detyrat
• Tu pergjigjet te gjitha kerkesave te klienteve per te siguruar atyre nje qendrim te rehatshem dhe te kendshem.
• Gatishmeri dhe perballje ne menyre efektive e te sjellshme kundrejte ankesave te klientit, duke kerkuar per nje zgjidhje te kenaqshme per klientin.
• Menaxhim i rezervimeve dhe proçesim i faturimit te klienteve.
• Te mbaje paster gjate gjithe turnit ambjentin e recepsionit.
• Te ndermarre detyrat e pergjithshme te zyres, perfshire ketu marrjen e informacionit perkates te rezervimit per strehimin e klienteve qofte personalisht, me e-mail ose telefonate.
• Te administroje te gjitha menyrat e rezervimeve per te siguruar qe prenotimet e dhomave jane bere dhe regjistruar me saktesi.
• Te siguroje qe te gjitha rezervimet dhe anullimet te perpunohen ne menyre efikase.
• Te jete i informuar dhe i perditesuar per çmimet perkatese te dhomave si dhe ofertave speciale per tu siguruar informacion te sakte klienteve.
• Te informoje klientet per sherbimet, pajisjet, politikat dhe procedurat e hotelit.
• Te raportoje çdo lloje problemi ne lidhje me mirembajtjen, thyerjen e ndonje objekti apo pastertine tek menaxheri perkates.
• Te menaxhoje arketimin e pagesave cash ne recepsion ne menyre efikase.
• Te ndermarre trajnimet e nevojshme persa i perket: sistemit operativ te hotelit, sigurimit dhe sherbimit ndaj klientit,si dhe çdo trajnim shtese nga menaxheri perkates.
• Te jete ne gatishmeri te pergjigjet detyrave shtese nga menaxheri i pergjithshem.
• Koordinim me pastruesit per gjendjen e dhomave.
• Koordinim dhe informacion mbi mundesite e parkimit.
• Dorezim i parave sipas bilancit te dites ne fund te turnit tek menaxheri perkates.

Kualifikimet / Kerkesat
•Aftesi te mira komunikative me shkrim dhe verbale.
•Te kete njohuri te mira te anglishtes per shkrim,lexim si dhe ne te folur.
•Qasje miqesore dhe mikepritese, si dhe te pelqeje te punoje me njerezit.
•Aftesi per te qendruar e qete gjate situatave te veshtira.
•Aftesi te punoje ne nje mjedis te zene si dhe te perballoje presionin qe mund te shkaktoje puna.
•Standart te mire edukimi, aftesi bazike kompjuterike.
•Aftesi per te punuar pa mbikqyrje.
•Aftesi te shkelqyera nderpersonale, duke perfshire ketu nje komunikim te kendshem telefonik.
•Aftesi te mira administrative si dhe aftesi per te perdorur e-mail dhe sistemet e prenotimit.
•Aftesi te mira te punes ne grup.
•Pervoje te meparshme ne lidhje me sherbimin ndaj klientit.
•Njohuri ne mediat sociale.
•Pershtatje dhe fleksibilitet ne ambientin e punes.

Shenime
Paga = 50,000L neto + 15,000L ushqim
Fjetja= E perfshire
Periudha e punes = Korrik - Shtator (3 muaj)

Te interesuarit te dergojne resumen e tyre ne adresen e emailit: altealodges@albresorts.com
Tel. : +355 68 20 02 216
 


Apply WhatsApp
Back
Top