DAP

  • AL, Tiranë kërkohet Specialist ne Sektorin e Bashkepunimit

lloji i njoftimit. : kërkohet

Shteti............: AL,

Qyteti............: Tiranë

REPUBLIKA E SHQIPERISE
MINISTRIA E INTEGRIMIT

VEND VAKANT PUNE
-SPECIALIST NE SEKTORIN E BASHKEPUNIMIT RAJONAL NE DREJTORINE E MBESHTETJES INSTITUCIONALE DHE PROCESIT TE INTEGRIMIT
Ne zbatim te ligjit Nr.8549, date 11.11.1999 “Statusi i nepunesit civil”, Departamenti i Administrates Publike shpall konkurimin per 1 vend te lire ne pozicionin Specialist ne Sektorin e Bashkepunimit Rajonal ne Drejtorine e Mbeshtetjes Institucionale dhe Procesit te Integrimit, ne Ministrine e Integrimit.
Kandidatet duhet te plotesojne kerkesat e pergjithshme per pranimin ne Sherbimin Civil ne perputhje me nenin 12 te ligjit nr.8549, date 11.11.1999 "Statusi i nepunesit civil".

KERKESA TE VECANTA PER KANDIDATET
Te kete mbaruar Arsimin e Larte per Shkenca Politike ose ne Fakultetin e Gjuheve te Huaja, perbejne avantazh studimet dhe kualifikimet pasuniversitare
Te zoteroje gjuhen angleze, perben avantazh njohja e nje gjuhe te dyte
Te perdore programet baze te punes ne kompjuter
Te kete aftesi te mira komunikuese dhe menaxhuese

Paga e pozicionit ne kategorine III-b (53478 + 201 leke per cdo vit vjetersi)

Paraqitja e dokumenteve:
Kandidati duhet te paraqese brenda dates 05.10.2006 ne Kutine Postare Nr.1751 te Departamentit te Administrates Publike, prane Keshillit te Ministrave keto dokumenta: kerkesen per Aplikim, CV-ne, fotokopje te diplomes dhe librezes se notave, te librezes se punes, certifikateve te kualifikimit, deshmive te gjuheve te huaja dhe kompjuterit (nese ka), vertetimin e gjendjes gjyqesore si dhe te pakten nje leter rekomandimi. (Mosparaqitja e plote e dokumentave sjell skualifikim te kandidatit).

KONKURIMI eshte i hapur per nepunesit civil te te njejtes klase me procedurat e levizjes paralele dhe te ngritjes ne detyre, nese vendi nuk plotesohet nga keta kandidate, konkurimi zhvillohet me kanditatet jashte Administrates Publike, sipas procedurave te sherbimit civil.
Pas verifikimit paraprak, me date 10.10.2006 ne seline e Ministrise se Integrimit do te shpallet lista e konkurenteve, qe do te vazhdojne me tej konkurimin si dhe data kur do te zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista me goje. Konkurimi do te bazohet ne njohurite baze te gjuhes angleze mbi rekomandimet e qeverise ne lidhje me synimet themelore dhe reformat me te rendesishme te qeverisjes per zhvillim dhe integrim, (www.keshilliministrave.al) mbi Procesin e Stabilizim Asociimit (Marreveshja e Stabilizim Asociimit MSA) materiale qe mund te merren prane Ministrise se Integrimit ose ne adresen e internetit www.keshilliministrave.al), legjislacioni ne fushen e etikes dhe te parandalimit te konfliktit te interesave.
 
Back
Top