• Tirane, ofroj vend pune Menaxher

Intersig VIG është një nga kompanitë lider në fushën e Sigurimeve, e themeluar në vitin 2001 nga aksionerë vendas, e licencuar për ofrimin e shërbimeve të sigurimeve jo-jetë në Republikën e Shqipërisë. Duke filluar nga viti 2011, Intersig është anëtar i grupit të njohur Austriak - Vienna Insurance Group (VIG). VIG është një grup kompanish, pionier i inovacionit në industrinë e sigurimeve, që operon në 25 vende të Evropës Qendrore dhe Lindore.
Intersig VIG, ju ofron një karriere shpërblyese dhe krijon mundësinë ti jepni formë rrugës së zhvillimit tuaj profesional duke u bërë pjesë e një stafi të dedikuar prej më shumë se 300 punonjësish.


Pozicion Vakant Pune –Menaxher/e e Produktit të Pasurisë
Afati: 30 Qershor 2018

Roli dhe Përgjegjësitë
Menaxher/e e produktit të Pasurisë: 1. Harton strategjitë e shitjes së produkteve të sigurimit të Pasurisë; 2. Analizon tregun e sigurimeve dhe ndërmerr masat e duhura për të krijuar dhe ruajtur avantazh konkurrues të Shoqërisë në treg në lidhje me produktin; 3. Organizon, udhëheq dhe kontrollon procesin e shitjes së produktit të pasurisë në të gjitha degët/rrjetin e shitjes së Shoqërisë; 4. Kujdeset për cilësinë e procesit të marrjes në sigurim dhe për zbatimin e rregullave të kompanisë dhe atyre rregullatorë nga rrjeti i shitjes; 5. Kujdeset në mënyrë aktive për zhvillimin e vazhdueshëm të produktit të pasurisë duke propozuar rishikim, rregulla dhe procedura të ndryshme mbi menaxhimin e produktit, marketimin e tij në treg etj; 6. Krijon dhe mban lidhje të vazhdueshme me operatorët kryesorë të shitjes së produkteve të sigurimit si bankat, konçensionarët, korporatat, institucionet, agjencitë turistike, qendrat e kontrollit teknik të mjeteve, etj; 7. Mban kontakte të vazhdueshme me degët për nxitjen e shitjes së produktit të sigurimit të pasurisë në të gjithë territorin e vendit dhe i asiston ata në proceset përkatëse të marrjes në sigurim.





Kandidati i suksesshëm duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:

  1. Diplomë universitare, e parapëlqyer në Menaxhim, Marketing, Financë, Inxhineri Ndërtimi dhe Arkitekturë;
  2. Eksperiencë 3-4 vjeçare në shitje, preferohet në industrinë e Telekomunikacionit, Sektorin Bankar, Sektorin e Shit-Blerjes së Pasurive të Paluajtshme (Real Estate), etj;
  3. Aftësi shumë të mira menaxhuese dhe lidershipi;
  4. Aftësi shumë të mira komunikuese dhe bindëse:;
  5. Aftësi shumë të mira negociuese për të mbyllur procesin e shitjes;
  6. I/E orientuar drejt objektivave të shitjes;
  7. Aftësi të menduarit dhe vepruarit në mënyrë strategjike;
  8. Njohës i strategjive të marketingut;
  9. Vendosmëri dhe motivim i lartë për tu përballur me sfidat në tregun e shitjeve;
  10. Njohuri e mirë e gjuhës angleze është e detyrueshme. Zotërimi i gjuhëve të tjera të huaja përbën avantazh;
  11. Gatishmëri dhe disponibilitet për të udhëtuar brenda dhe jashtë vendit për qëllime pune.

Lutemi të dërgoni aplikimin tuaj brenda datës 30 Qershor 2018 ne adresen e emailit HumanResources@intersig.al

Vetëm kandidatët e përzgjedhur nga faza e shqyrtimit të CV-ve do të njoftohen për fazën e intervistës
 


Apply
Back
Top