• Tirane, ofroj vend pune Menaxhere Marketingu

Menaxhere Marketingu (Femer)


Detyrat dhe Përgjegjësitë:


  • Planifikon dhe zhvillon strategjitë marketing duke manaxhuar buxhetin përkatës.
  • Ndjek në mënyrë te vazhdueshme të gjitha zhvillimet teknologjike dhe kulturore, duke promovuar të gjitha produktet dhe shërbimet që ofrohen.
  • Identifikon nevojat për publicitet dhe gjeneron ide të reja.
  • Krijon materiale promovuese për shërbimet dhe produktet e kompanisë dhe realizon fushata promocionale.
  • Mban marrëdhënie me klientët me qëllim promovimin dhe rritjen e visibilitetit të produkteve;
  • Kryen vizita nëpër dyqane sipas një planifikim efektiv, duke siguruar një mbulim tërësor të territorit;
  • Ndjek dhe zbaton politikat e merchandising
  • Sigurohet që realizon promovim të produkteve në përputhje me udhëzimet dhe standartet e shitjes së klientëve;
  • Mbështet ekipin e shitjes në planifikimin e shitjeve;
  • Përgatit raporte periodike për drejtuesit e kompanisë.


Profili i Kandidatit:


  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë, preferohet në shkencat Ekonomike, Komunikimit, Marketing ose Gazetari.
  • Të ketë mbi 2 vjet eksperiencë pune në fusha të ngjashme.
  • Të njohë shumë mirë një gjuhë të huaj, preferohet Anglisht.
  • Të njohë shumë mirë Paketen Office, përbën avantazh njohja e programeve profesionale.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe vendim marrëse.
  • Të zotërojë leje drejtimi të klasit B dhe të ketë disponibilitet për të udhëtuar.
 
Back
Top