• Tirane, ofroj vend pune Specialist produkti ne sektorin e elektronikes!

Tirane, ofroj vend pune Specialist produkti ne sektorin e elektronikes!

Kompania Globe e krijuar që në vitin 2000 është një kompani në rritje të shpejtë.
Globe është distributor i brandeve më të mira të botës në fushën e elektroshtëpiakeve dhe pajisjeve elektronike.
Çelësi i suksesit është stafi i përkushtuar dhe në kërkim të njohurive.
Ambjenti cilësor dhe komunikimi profesional e bëjnë më të lehtë punen ne kete kompani.

Rrjeti i dyqaneve GLOBE kërkon të punësojë Specialist produkti ne sektorin e elektronikes per dyqanet e Tiranes:

Detyrat dhe përgjegjësitë:
• Njohja e produkteve në detaje (sipas përgjegjësise së percaktuar).
• Shitja direkte e produkteve drejtpërdrejte në kontakt me klientin;
• Mirembajtja e sektorit perkates

Kërkesat profesionale të vendit te punës:
• Të dijë të përdorë programet bazë kompjuterike;
• Të ketë eksperiencë në punë kryesisht në fushën e shitjes,
• Njohuri baze të gjuhës angleze (çdo gjuhë tjetër që njeh aplikanti/ia konsiderohet si plus)

Kërkesa të veçanta të kandidatëve:
• Të jetë shumë i/e komunikueshëm, të jetë këmbëngulës/e, i/e shkathët;
• Të jetë i/e përgjegjshëm/e dhe korrekt/e në punë;
• Të jetë i/e fokusuar ndaj detajeve;
• Të ketë aftësi të punojë në grup;
• Të ketë aftësi të mira organizative dhe komunikuese;

Arsimimi
• Arsimi I mesem ose I larte .


Ofrohen kushte pune motivuese, pagese konkurruese dhe bonuse per realizimet mujore!


Të gjithë të interesuarit që i plotësojnë këto kërkesa mund t’i dërgojnë CV-të me fotografi në adresën email hr@globe.al deri në dt 20/06/2018.
 


Apply
Back
Top