• Tirane, ofroj vend pune Menaxher i Produkteve

Pozita: Menaxher i Produkteve


Përgjegjësitë dhe detyrat:
  • Të planifikojë, menaxhojë dhe të përmbush planin e shitjes për grupe të caktuara të produkteve dhe shërbimeve që ofrohen nga kompania
  • Të ketë njohuri të thella për produktet dhe shërbimet që ofrohen duke u trajnuar vazhdimisht dhe duke përcjellë zhvillimet në industri dhe në treg
  • Të gjenerojë shanse të reja për shitje përmes aktiviteteve të hulumtimit të tregut dhe të marketingut
  • Të përpilojë oferta për tenderë në mënyrë të pavarur apo në koordinim ekipor në kuadër të biznis planit të një departamenti në kuadër të kompanisë
  • Të menaxhojë me projekte përkatëse në fazat e parashitjes dhe shitjes si dhe me fazat tjera sipas nevojës dhe në koordinim me bashkëpunëtorë
  • Të njohë dhe të komunikojë shkëlqyeshëm me klientët e segmenteve përkatëse të tregut që janë cak i shitjes
Kualifikimet dhe eksperienca e kërkuar:
  • Shkollim universitar ose i ngjashëm në këto lëmi: TIK, elektronikë, matematikë, menaxhment
  • Eksperienca në punë të njëjtë apo të ngjashme është përparësi
  • Njohuri të shkëlqyera për produktet dhe shërbimet që ofrohen
  • Çertifikime valide dhe të njohura në industrinë e TIK-së
  • Përvojë në punë të shitjes së produkteve të prodhuesve të njohur botëror, si: Microsoft, HP, Cisco, etj.
  • Njohje e theksuar e ekonomisë së tregut dhe e marketingut si dhe e tregut lokal të TIK
  • Aftësi të theksuara të komunikimit, prezantimit dhe negocimit në gjuhën shqipe dhe atë angleze
  • Aftësi të shkëlqyeshme organizative dhe kujdes i shtuar në detaje
  • Aftësi që ti përshtatet dinamikës së punës si dhe kërkesave apo detyrave të ndryshme të punës
  • Gatishmëri për punë në ekip, nën presion dhe të vlerësuar në bazë të rezultateve
  • Gatishmëri për mësim të vazhdueshëm, trajnime dhe çertifikime të rregullta profesionale
  • Përvojë në ngasje të veturës, posedim i dokumentit valid të udhëtimit, gatishmëri për udhëtime të shpeshta.
Per me shume shko ( http://www.pronet-ks.com/punesimi/ )
 
Back
Top