• Elbasan, ofroj vend pune Asistente punësimi

Elbasan, ofroj vend pune part time Asistente

Qendra e kurseve OPPORTUNITY CENTER ELBASAN me aktivitet të saj ofrimin dhe shërbimin e kurseve të gjuhëve të huaja dhe ndërmjetësimin për punësim jashtë vendit kërkon të punësojë një vajzë në pozicionin ASISTENTE PUNËSIMI për qendrën e saj në qytetin e Elbasanit.

Detyrat kryesore:
· Administron dhe koordinon të gjithë punën e përditshme lidhur me punësimin

· Ofron shërbim në nivel profesional ndaj klientëve
· Realizon objektivat e përcaktuara
· Komunikon dhe u ofron informacionin e kërkuar të interesuarve
· Krijon marrëdhënie të mira dhe bashkëpunuese


Kandidatet duhet të plotësojnë këto kritere:
- Të kenë mbaruar arsimin e lartë. Përbëjnë avantazh kandidatët me profil Ekonomik (Administrim Biznes dhe Menaxhim)
- Të kenë eksperiencë pune në fusha të ngjashme. Eksperienca në Call Center përbën avantazh

- Te ketë aftësi negociuese
- Të ketë njohuri të gjuhës gjermane
- Të ketë aftësi kompjuterike duke patur njohuri të mira të paketës MS Office
- Të jetë person i shkathët, energjik dhe me aftësi menaxheriale
- Të ketë aftësi shumë të mira në komunikim
- Të jetë e përgjegjshme, e organizuar dhe e aftë për të menaxhuar kohën dhe për të menaxhuar detyrat sipas prioriteteve


Për të aplikuar në këtë pozicion pune ju lutem dërgoni CV tuaj duke e specifikuar në subjekt "ASISTENTE PUNËSIMI" në adresën: jobs@opportunity-al.com
 


Apply WhatsApp
Back
Top