• Durres, ofroj vend pune Oficer i mbledhjes se kredive

Qëllimi i Punës:

Oficeri i Mbledhjes së Kredive në Vonesë është përgjegjës për mbledhjen e kredive në vonesë dhe kontribuon në marrëdhënien e kompanisë me klientët që kanë vonesa duke siguruar që klientët respektojnë afatin e pagesave. Siguron një cilësi të mirë të portofolit të kredisë të cilin manaxhon dhe kontribuon për të parandaluar dhënien e kredive me rrezik të lartë të moskthimit nëpërmjet dhënies dhe marrjes së referencave.


Përgjegjësitë Kryesore

- Menaxhon portofolin e tij të kredive që janë në vonesë dhe realizon objektivat mujore, dhe siguron që kreditë paguhen në kohën e përcaktuar në kontratën e kredisë;
- Zbaton në mënyrë korrekte politikat dhe procedurat e vendosura nga Kompania dhe që janë pjesë e realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të tij;
- Siguron saktësinë e informacionit për klientin, bashkëhuamarrësin e garantorët, evidenton në mënyrë të vazhdueshme ndryshimet e informacionit në Procesverbalin e marrjes në dorëzim dhe në sistem;
- Takon rregullisht dhe në mënyrë frekuente, sipas strategjisë së miratuar, klientët në portofolin e tij me të cilët zhvillon dhe mban marrëdhënie, negocion, ndjek, përdor në vazhdimësi metoda pune të efektshme me qëllim pagesën korrekte të detyrimit dhe krijimin e kushteve për vazhdimin e bashkëpunimit të klientit me kompaninë;
- Evidenton arsyet e delinkuencës dhe llogarit të ardhurat nga biznesi, apo të ardhura nga burime të tjera në familje me qëllim motivimin e klientit për të paguar;
- Investigon dhe merr informacion rreth investimeve që mund të ketë kryer klienti si dhe nëse ka borxhe të tjera, me qëllim të dalë në konkluzion të qartë e të saktë për aftësinë paguese të klientit dhe sigurohet për ripagimin e kredisë;
- Kryen propozimet për ristrukturim apo riskedulim të kredisë;
- Respekton politikën që është në fuqi për faljen e gjobave;
- Raporton në Komitetin e Delinkuencës dhe në Njësinë e Mbledhjes së Kredive lidhur me përpjekjet e kryera dhe rezultatet e arritura për:
• zgjidhjen e problemeve të kredisë
• mbledhjen dhe organizimin e informacionit të duhur në lidhje me mashtrimet, pagesat, humbjet, etj.
- Propozon dhe siguron zbatimin e procedurës për kalimin për ndjekje ligjore edhe para afatit të evidentuar në procedurën e përcaktuar;
- Jep mendime për përmirësimin e punës të procedurave dhe politikave të kredisë me qëllim minimizimin e riskut të kredisë;
- Jep referenca të përgjegjegjshme për rastet në Komitet Kredie nëse ka informacion.

Kërkesat minimale

1. Edukimi: Diplomë universitare e preferueshme në Financë, Ekonomi, Administrim Biznesi, Juridik ose në fusha të tjera të ngjashme
2. Fusha e ekspertizës profesionale: Negocimi
3. Eksperienca e Punës: E preferueshme 2 vjet eksperiencë që lidhet me aktivitetet e menaxhimit të kredive me probleme
4. Kompetencat e Profilit
- Aftësi të zhvilluara për të negociuar;
- Aftësi shumë të mira për të kryer analiza të të ardhurave për të vlerësuar kapacitetin e klientit;
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi (verbale, në të shkruar dhe në dëgjim aktiv);
- Profil i orientuar në mënyrë të shkëlqyer drejt objektivit;
- Aftësi për të menduar në një mënyrë kritike;
- Aftësi për vendimmarrje;
- Menaxhimi dhe koordinimi i kohës dhe veprimeve.


Lutemi te dërgoni aplikimin tuaj për pozicionin përkatës deri në datën 13.06.2018 në web-site www.noa.com.al/rekrutime

Forma e aplikimit duhet të përmbajë një letër motivimi dhe një CV. Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për një testim me shkrim nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.
 
Back
Top