• Tirane, ofroj vend pune Specialist IT

Pozicioni: Specialist IT

“KOSMONTE FOODS TIRANA” sh.p.k, kompani lider ne treg ushtron aktivitetin e saj ne fushen e importit dhe distribuimin e produkteve ushqimore ne Shqiperi, Kosove, Gjermani dhe Dubai. “Kosmonte Foods Tirana”, ofron pune te rregullt brenda dhe jashte vendit, te qendrueshme dhe me kontrate afatgjate, shperblime dhe bonuse ne baze te performances dhe realizimeve. Për shkak të zgjerimit të vazhdueshëm kompania është në kërkim të stafit të ri energjik dhe me dëshirë për rritje profesionale. Kjo shoqeri shpall konkursin per pozicionin e punes: Specialist IT.

  • Kontrollon, mirëmban dhe riparon sistemin kompjuterik dhe rrjetin e kompanisë;
  • Është përgjegjës për instalimin dhe konfigurimin e pajisjeve harduerike, softuerike, sistemet, rrjetet, printerat dhe skanerat;
  • Siguron fshehtësin e të dhënave, ndërhyrjen në rrjet dhe sistemin e kopjeve rezervë (back up system)
  • Identifikon hapësirat problematike dhe implementon zgjidhje strategjike në kohë
  • Me kohë bën intervenimin e nevojshëm për evitimin e dëmtimeve apo prishjeve eventuale dhe përgjigjet me kohë ndaj kërkesave
  • Ofron suport teknik punëtorëve të kompanisë nga telefoni apo në mënyrë direkte;
  • Rregullimi dhe zëvendësimi i pajisjeve sipas nevojës;
  • Testimi i pajisjeve të reja;
  • Suport punonjësve të kompanisë duke përfshirë punonjësit e terrenit në lidhje me sistemin;
  • Mirëmban webfaqen, databazën dhe programe tjera të kompanisë sipas nevojës;
  • Është përgjegjës i drejtepërdrejtë per funksionimin e rrjetit te internetit dhe telefonisë;

Kualifikime/ Kerkesa:
Diplomë universitare ne Fakultetin e Informatikes, Inxhinieri Informatike ose Teknologji Informacioni;
Eksperience e meparshme pune minimalisht 3 vjet;
Në gjendje të punojnë edhe me gamë të gjerë të njerëzve nga prejardhje të ndryshme të biznesit;
Në gjendje për të menaxhuar projekte të ndryshme në të njëjtën kohë;
Në gjendje për të menaxhuar ndryshimin, fleksibël;
Te kete njohuri shume te mire te gjuhes Angleze;

Duhet t'i permbahet ketyre rregullave:
Te kete perkushtim maksimal gjate orarit te punes.
Te jete e komunikueshme me koleget dhe e gatshme ne çdo kohe te japin ndihmen e tyre per nevojat e kompanise.
Te karakterizohen nga ndershmeria, integriteti dhe korrektesia.
Te kene aftesi organizative, kreative dhe te ndihmojne ne dhenien e ideve te reja.
Te eci me te njejtin hap me qellimet dhe synimet e kompanise.
Te ruaj konfidencialitetin dhe te kete etike te larte profesionale

Shenime:

Ky pershkrim pune nuk eshte gjitheperfshires. Punemarresi mund te kryej dhe detyra te tjera per plotesimin e nevojave te kompanise.

· Te gjithe te interesuarit duhet te dergojne CV, si dhe te percaktojne pozicionin per te cilen aplikojne, ne email: apliko@kosmontefoods.al ;
· Ju informojme se vetem kandidatet e perzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do te njoftohen per interviste.
· Emeroni CV-ne sipas ketij formati (emer [hapsire] mbiemer [hapsire] CV) dhe pozicionin e deshiruar.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi I Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top