• Tirane, ofroj vend pune Trajnues/e

EPPC Albania në kuadër të zgjerimit të aktiviteteve të saj, kërkon një Trajnues/e.

Përgjegjësitë Kryesore:


  1. Identifikon dhe vlerëson nevojat aktuale dhe potenciale për trajnime përmes analizave, vlerësimeve vjetore të performancës dhe konsultimeve me menaxherët;
  2. Zbaton kërkesat për trajnime që do të dhurojnë mbështetje për punonjësit në zhvillimin e tyre personal dhe kryen trajnime efektive mbi temat “soft skills”;
  3. Përpilon një plan trajnimi dhe zhvillimi të përgjithshëm apo të individualizuar që adreson nevojat dhe pritjet e punonjësve dhe biznesit;
  4. Monitoron dhe vlerëson efektivitetin, suksesin dhe benefitet e programit të trajnimit në mënyrë periodike dhe bën raportimin e tyre;
  5. Zhvillon ose mbikëqyr prodhimin e materialeve të nevojshme të trajnimit;
  6. Përditësohet me trendet dhe mjetet e reja të trajnimit dhe zhvillimit të punonjësve dhe i zbaton ato gjatë trajnimeve.

Kërkesat për këtë pozicion janë:


  • Diplomë universitare;
  • Kualifikime dhe eksperienca të mëparshme në këtë pozicion;
  • Njeh metodat, mjetet dhe teknikat tradicionale dhe moderne të trajnimit;
  • Aftësi për të paraqitur informacion kompleks për audienca të ndryshme;
  • Aftësi e provuar për të prezantuar dhe për të zotëruar ciklin e plotë të trajnimit;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe shkathtësi ndërpersonale;
  • Personalitet i përkushtuar që punon në një mjedis dinamik;
  • Të jetë person energjik dhe karizmatik në zhvillimin e trajnimit;
  • Njohuri e mirë e MS Office (PowerPoint në veçanti);
  • Të zotërojë gjuhën angleze.

Të dhënat:

Pozicioni: Trajnues/e;
Vendndodhja: Tiranë (Zona e Liqenit Artificial);
Orari: 40 orë në javë;
Kontrata: Sipas Ligjit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 07.06.2018



Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it:

recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 


Apply
Back
Top