• Tirane, ofroj vend pune Specialist i Vezhgimit te Terrenit

Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani leader në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.
Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.

CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e mëposhtëm:


Specialist i Vëzhgimit të Terrenit

Përgjegjësia e këtij pozicioni është vëzhgimi i zbatimit të standarteve merchandising në pikat e shitjes dhe raportimi i të dhënave cilësore. Në mënyrë më specifike:

Përgjegjësitë kryesore:

  • Ndjek me përpikmëri programin e dhënë nga menaxheri duke vizituar të gjitha pikat e planifikuara të shitjeve.
  • Observon nivelin e implementimit të standarteve në pikat e shitjeve.
  • Dokumenton situatën në secilën pikë shitje dhe rregjistron në sistem të dhënat e marra.
  • Përgatit një raport të detajuar rreth eksperiencave që ka pasur në treg sipas objektivave të caktuara.

Aftesite dhe Kualifikimet:

  • Eksperiencë të mëparshme në shitje dhe në merchandising.
  • Të jetë person i besueshëm dhe me aftësi të mira komunikimi.
  • Të jetë i vëmëndshëm ndaj detaje dhe i angazhuar për të arritur objektivin.
  • I aftë të punojë në afate kohore strikte dhe të ngjeshura.
  • Të jetë i gatshëm të udhëtojë edhe jashtë Tiranës.(Patente klasi B).
  • Të ketë aftësi shumë të mira në përdorimin e MS excel dhe Outlook.

Të interesuarit duhet të dërgojnë një email ku të specifikohet kërkesa për pozicionin e punës dhe një kopje të CV në adresën: hr@cocacola.al, brenda datës 10 Qershor 2018.

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta
 


Apply WhatsApp
Back
Top