• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Shitjesh

Gazeta “Shëndet+” kërkon të punësojë një menaxher të shitjeve, me eksperiencë në këtë fushë prej disa vitesh.
Kërkesa:

  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë.
  • Të ketë eksperienca të mëparshme në pozicione shitjeje për më shumë se 1 vit.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të punojë në grup.
Detyrat kryesore:
Studimi krahasues i konkurrencës në tregun e punës.
-Të sjellë klientë të rinj dhe të mbajë kontakt me klientët aktualë të kompanisë.
-Të përgatisë raporte të herëpashershme mbi ecurinë e shitjeve, ku të përfshihen: kontaktet e marra, shitjet e realizuara, kontaktet pas shitjeve dhe shkalla e realizimit të objektivave.
-Të ndjekë mundësitë e reja dhe referencat që mbledh në terren.
-Të vendosë dhe të ruajë raporte të mira dhe afatgjata me klientët ekzistues dhe ata potencialë.
- Të jetë serioz, punëtor dhe i përgjegjshëm.
- Të jetë i komunikueshëm dhe fleksibël.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimit është dt. 30 qershor 2018.
Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e E-mail: info@shendeti.com.al
Adresa: Rruga «Brigada e VIII», pallati jeshil Tekno-Projekt, shk 2, ap.2
 


Apply
Back
Top