• Tirane, ofroj vend pune Marketing

ALKOS GROUP është një ndër grupet më të rëndësishme dhe potenciale të Kompanive të marketingut dhe distribucionit në Shqipëri. Ky Grup daton që prej vitit 2004, themeluar në Tiranë dhe me Zyra Qendrore të lokalizuara në një pozicion shumë strategjik industrial, në Autostradën Tiranë – Durrës, km 12. ALKOS GROUP shpall të lirë pozicionin e punës: BRAND MANAGER (F/M)

PËRSHKRIMI
Zbaton planet e marketingut duke gjetur mënyra specifike pozicionimi në treg me qëllim përmirësimin e prezencës dhe vizibilitetit të markës, si dhe krijimin e imazhit afatgjatë te konsumatori.
Brand Manager është i lidhur mes punës në zyrë dhe asaj në terren,me përgatitjen e fushatave të ndryshme dhe kontaktimin me kompanitë e marketingut apo mediat e ndryshme, analizën e raporteve mbi ecurinë e produktit, mbikqyrjen e shpërndarjes, etj.

DETYRAT

  1. Merr pjesë në përgatitjen e planit vjetor të Marketingut në përputhje me udhëzimet dhe politikat e Kompanisë;
  2. Përcakton dhe propozon çmimet optimale të blerjes, është pjesë e diskutimeve dhe vendosjes së çmimeve;
  3. Përpiqet të arrijë maksimizimin e efektivitetit të kostove të shitjeve të planifikuara dhe aktiviteteve të marketingut;
  4. Menaxhon produktet ekzistuese dhe krijon bazat për produktet e reja, si edhe ndryshimet e tjera të mundshme për markat e portofolit nën ngarkim
  5. Identifikon, vlerëson dhe plotëson nevojat e klientëve bazuar në politikën dhe strategjinë fitimprurëse dhe komerciale të kompanisë.
  6. Ndërton data bazën për të gjithë pikat e shitjes dhe harton raporte të detajuara brenda afateve të dhëna.
  7. Përkthen strategjitë e markës/markave në plane konkrete dhe përcakton aktivitetet që nevojiten me objektivat përkatës si dhe hapat e nevojshme për ekzekutim,
  8. Përzgjedh dhe propozon furnitorë potencialë që përmbushin kërkesat dhe kushtet e kompanisë;
  9. Qëndron i informuar në zhvillimin e tregut dhe identifikimin e iniciativave të reja.
  10. Monitoron prezencën e produkteve dhe siguron mbështetjen e tyre në marketing.
  11. Menaxhon dhe promovon zhvillimin e produkteve të reja në bashkëpunim me departamentet e tjera të kompanisë.
  12. Vendos dhe zhvillon marrëdheniet midis kompanisë dhe klientëve.
  13. Identifikon dhe zhvillon masa konkrete për realizimin dhe tejkalimin e objektivave;
  14. Kryen analiza të ndryshme strategjike shitjeje, financiare dhe marketingu, kërkime tregu dhe konsumatore për të analizuar performancën e markës/markave të portofolit,
  15. Selekton dhe propozon mënyra për qarkullimin e stokut;
  16. Përgjegjës për mbarëvajtjen e kontakteve me partnerët ndërkombëtare.
  17. Raporton tek Drejtorët e Shitjeve / Eprorët

KUALIFIKIMET / KËRKESAT

  1. Diplomë Universitare në Biznes, Ekonomik, Marketing, Financë;
  2. Studimet pasuniversitare në fushën e marketingut përbëjnë avantazh
  3. Aftësi analitike si në kërkim tregu, parashikim dhe menaxhim të zinxhirit të furnizimit;
  4. Eksperienca me brande të mirënjohura ndërkombëtare përbën avantazh;
  5. Të kenë njohuri mbi fushën e kozmetikës dhe të kujdesit për veten;
  6. Aftësi shumë të mira njohëse dhe zotëruese të gjuhës Angleze, në komunikim verbal dhe të shkruar (nivel i avancuar);
  7. Aftësi shumë të mira menaxhuese, organizative, planifikuese, projektuese dhe komunikuese;
  8. Aftësi përdoruese të nivelit të avancuar të paketës MS Office. Njohja e programit Graphic Design përbën avantazh
  9. Të zotërojë programin Financa 5
  10. Të kenë jo më pak se 3 vite pune eksperiencë në shitje/ marketing;
  11. Të zotërojë patentë të klasit B
  12. Preferohet të jetë me moshë mbi 35 vjeç/e

Ne ofrojmë


  • Pagë motivuese dhe konkuruese në treg
  • Shpërblim mbi bazën e performancës në shitje
  • Atmosferë miqësore dhe dinamike

Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë aplikimin e tyre në adresën o.cela@alkosgroup.al

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Aplikimet mbyllen më 5 Qershor 2018
*Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë sipas Ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”



Cel. : 069 70 53 354
 


Apply WhatsApp
Back
Top