• Tirane, ofroj vend pune Pedagog

[h=2]APLIKIM PËR POZICIONIN PEDAGOG

SHPAL “Universiteti Metropolitan Tirana” shpall vend vakant pune për Pedagog të Brendshëm, pranë Departamentit të Inxhinierisë Elektrike dhe Teknologjisë së Informacionit.[/h]
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E PEDAGOGUT:

  1. Mësimdhënie në dy ciklet e studimit BA\MA (sipas përcaktimeve ligjore).
  2. Këshillim i studentëve.
  3. Angazhim në veprimtaritë kërkimore shkencore.
  4. Mbështetje për institucionin.
Kriteret e kandidatit:

  1. Kandidati minimalisht të ketë gradën shkencore Doktor ose të jetë në proces doktorature afër përfundimit.
  2. Të jetë i aftë të garantojë cilësi, efikasitet dhe eksperiencë në zhvillimin e lëndëve që do të mbulojë.
  3. T’i përgjigjet me fleksibilitet nevojave të institucionit.
  4. Të ketë përvojë në mësimdhënie në arsimin e lartë dhe në fushën e kërkimit shkencor të mirëfilltë.
Dokumentet e kërkuara:

  1. CV ( Curriculum Vitae)
  2. Kopje e Diplomën së nivelit të parë BA, diplomës “Master i Nivelit të dytë”, apo tituj të tjerë akademikë.
  3. Kopje e certifikatave, kualifikimeve dhe trainimesh të ndryshme (në rast se ka).
  4. Kopje e dëshmisë së gjuhës së huaj.

Aplikimet duhet të dorëzohen me e-mail në info@umt.edu.al, deri më datë 21 maj 2018.
Për më shumë informacion : www.umt.edu.al



Cel. : +355696070111
 


Apply WhatsApp
Back
Top