• Tirane, ofroj vend pune KAMARIER/E-BANAKIER/E

Bar-Restorant "Artisti"me adrese prane Liceut Artistik ,per nevojat e tij kerkon te punesoje Kamarier/e dhe Banakier/e me eksperience.
te interesuarit te dergojne cv ne adresen e e-mailit papadhimaglen@gmail.com

Përmbledhje e Detyrave të Punës: “Kamarierë dhe banakierë
  • Parapërgatitin tavolinat duke shtruar mbulesat, set pjatash, lugësh, pirunësh, thikash dhe elemente të tjerë zbukurues;
  • Komunikojnë me kuzhinën dhe barin për produktet që do të shërbehen;
  • Presin, përshëndesin dhe i urojnë mirëseardhjen klientin;
  • Prezantojnë/paraqesin menytë e ushqimeve dhe pijeve;
  • Japin informacion shtesë në se është e nevojshme për produktet ushqimore të gatuara apo pijet që mund të shërbehen;
  • Shërbejnë pijet e kërkuara duke i lënë kohën e duhur klientit për të parë menytë;
  • Japin porosinë e marrë nga klienti personelit kuzhinës apo të barit, me faturat përkatëse; Shërbejnë ushqimi dhe pijet;
  • Shërbejnë me pije të ngrohta, pije alkoolike dhe joalkoolike në bare;
  • Komunikojnë me koleget për të siguruar shërbimin në kohë dhe me cilësi;
  • Pastrojnë tavolinën dhe kthejnë enët në kuzhinë apo në banak;
  • Hartojnë faturën dhe kryejnë marrjen e pagesës duke ja paraqitur atë klientit;
  • Pastrojnë dhe rregullojnë tavolinën dhe e lë atë në gjendje të gatshme;
  • Kontrollojnë faturat e pagesave të bëra dhe bëjnë dorëzimin në arkë;
  • Bëjnë rakordimin e faturave me kuzhinën apo banakun;



  • Banakieri
  • Pastrojnë dhe përgatisin vendin e punës;
  • Kontrollojnë dhe përgatisin mjetet e punës;
  • Vënë në punë aparatet e duhura që do të përdoren gjatë kohës së punës(ekspres,...;
  • Bëjnë inventarizimin e mallit;
  • Kryejnë kontrolle për cilësinë e produkteve të nxjerra, skadencën e tyre;
  • Hartojnë kërkesën për furnizimet e duhura;
  • Bëjnë furnizimet e duhura me fletë shoqërimi dhe fatura përkatëse;
  • Parapërgatitin asortimentet e duhura për produktet që do të shërbej gjatë ditës;
  • Përgatitin pijet e ngrohta sipas recetave të kërkuara(kafe, çaj, kakao, ....);
  • Përziejnë përbërësit për të përgatitur koktejle të ndryshme sipas kërkesave të klientit;
  • Bëjnë matje dhe peshime të ndryshme me masat përkatëse;
  • Bëjnë ruajtjen e pijeve dhe produkte të tjera ushqimore në kushtet teknike dhe frigoriferike(freski) të kërkuara;
  • Përgatitin dhe shërben pije alkoolike dhe jo alkoolike në një bar
  • Shtrydhin frutat dhe përgatit lëngje frutash sipas porosisë së marr nga kamerieri apo klienti;
  • Shërbejnë ushqime apo produkte të tjera ushqimore për klientët në bar;
  • Lajnë dhe pastrojnë gotat, filxhanët dhe mjetet e tjera të punës të përdorura;
  • Pastron pajisjet e punës dhe i lë ato në gatishmëri për punë;
  • Kontrollojnë faturat e pagesave për shitjet e bëra, evidencat e ndryshme;
  • Bëjnë bilancin e hyrje-daljeve në njësinë e shërbimit;
  • Koordinojnë punën me koleget për shërbim në kohe dhe me cilësi të klientit;
  • Komunikojnë me kolegët dhe klientin;
  • Zbatojnë rregulloret e njësisë së shërbimit dhe urdhrat e ditës.
  • Mbikëqyrin punëtorë të tjerë;

te interesuarit te dergojne cv ne adresen e-mailit papadhimaglen@gmail.com
 


Apply
Back
Top