• Tirane, ofroj vend pune Menaxher i pergjithshem

Last Supper kerkon te punosoj Menaxher te Pergjithshem
Last Supper është një gastropub që lindi nga dëshira e madhe për të krijuar një vend tipik ku njerëzit përjetojnë kënaqësinë e të mbledhurit së bashku. Një tavolinë mes miqsh, ku përtej argëtimit e bisedave, do shijosh ushqim fantastik dhe pije të mira!

Edukimi dhe Eksperiencat e kërkuara:

· Te kete arsimim te larte, me fokus menaxhim biznesi, por dhe me eksperience pune ne fushen e sherbimit
· Te kete aftesi menaxheriale, dhe te jete nje komunikues dhe nje delegues i zoti
· Te njohe kulinarine
· Te jete mbi 28 vjec



Detyrat dhe Pergjegjesite:


· Te organizoje oraret e stafit te sherbimit, kuzhines ne bashkepunim me shefin e kuzhines, higjenes, dhe te motorristeve
· Te kontrolloje dhe supervizoje cilesine e ushqimit qe del ne salle dhe ne delivery
· Te kontrolloje dhe supervizoje cilesine e sherbimit ne salle dhe ne delivery
· Te dorezoje me asistencen e departamentit finances raportet mujore mbi shitjet, blerjet, inventarin
· Te monitoroje blerjet e lendes se pare te kuzhines si dhe te monitoroje blerjet e lendes se pare te barit
· Te monitoroje gjendjen e paketimeve te restorantit, si dhe beje porosite perkatese sipas nevojave te biznesit
· Te monitoroje dhe te bashkepunoje me Marketingun per te promovuar aktivitetet e biznesit
· Te monitoroje punen e finances dhe te raportoje tek Aksioneret ne menyre periodic
· Te kujdeset per klientelen e Last Supper dhe te marre feedback te vazhdueshem nga ta per produktet dhe sherbimin ne Last Supper
· Te rifreskoje menyte e restorantit sipas stineve ne bashkepunim me shefin e kuzhines
· Te beje mbledhje periodike me stafin per ti komunikuar sfidat dhe target-at e biznesit


Si të aplikoni:
Për të aplikuar për ketë mundësi, ju lutem dergoni CV tuaj, duke përcaktuar pozicionin për të cilin aplikoni, në adresën: info@lastsupper.al

Tek ne Cv-ja juaj është e sigurt dhe do të trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 


Apply
Back
Top