• Vlore, ofroj vend pune Marketing

Agjent shitjesh për zonën e Vlorës

ALKOS Group me Zyra Qendrore në Autostradën Tiranë – Durrës, km 12 dhe me një eksperiencë 14 vjeçare në tregun shqiptar në fushën e Import-Eksportit, për Shoqërinë e Grupit, “Sigi” Shpk, kërkon të punësojë:
Agjent Shitje për Filialin VLORË

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Mirëmbajtjen e rrjetit ekzistues të klientëve dhe identifikimin e klientëve të rinj;
  2. Merr porositë tek klientët ekzistues dhe kryen shitje direkte për produktet në ngarkim;
  3. Informimin e klientëve mbi kompaninë, produktet dhe shërbimet e saj;
  4. Ofrimin e shërbimit dhe mbulimin e zonës te klientët;
  5. Ndjekjen e proceseve të punës sic përcaktohet në udhëzimet e shitjeve dhe në përputhje me synimet e caktuara nga kompania;
  6. Bashkëpunimin me sektorë të tjerë brenda kompanisë për të finalizuar procesin e shitjes;
  7. Kryerjen e shitjes së produkteve dhe mbledhjen e informacionit nga klientët lidhur me nevojat, shërbimet dhe raportimet tek Eprorët;
  8. Njohjen, dokumentimin dhe lajmërimin e kolegëve dhe eprorëve rreth ndodhive dhe çështjeve të punës;
Kualifikimet / Kërkesat

  1. Diplomë Universitare;
  2. Eksperiencë e mëparshme në fushën e shitjeve përbën avantazh;
  3. Aftësi të mira në kompjuter;
  4. Aftësi të mira komunikimi; person energjik dhe i motivuar;
  5. Të jetë i përgjegjshëm dhe i kujdesshëm;
  6. I orientuar drejt shërbimit me klient;
  7. Aftësi për të punuar individualisht dhe në grup;
  8. I pajisur me patentë të klasit B dhe zotërim të mirë të makinës;


Ne ofrojmë

  • Pagë motivuese
  • Shpërblim mbi bazën e performancës në shitje
  • Atmosferë miqësore dhe dinamike

Aplikimet mbyllen më 20 MAJ 2018

Luten të gjithë të interesuarit të aplikojnë duke dërguar CV-në në adresën e Email: o.cela@alkosgroup.al

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni do të njoftohen për intervistë.
*Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë sipas Ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”




Cel. : +355 69 70 53 354
 


Apply WhatsApp
Back
Top