• Tirane, ofroj vend pune Magazinier

Shoqeria “Cambielli Albania sh.p.k”, pjese e grupit me te madh ne Itali per shperndarjen e produkteve hidrotermosanitare, eshte e pranishme tashme edhe ne Shqiperi. Me 4 qendra logjistike dhe me mbi 190 dyqane ne Italine Qendrore e Veriore, si dhe ne Slloveni e Kroaci, perfaqeson sot partnerin me te afert e te privilegjuar per inxhinieret, arkitektet, projektuesit e zbatuesit, kompanite ndertuese, instaluese, si dhe njesite tregetare e deri tek specialistet ne profesion te lire.
Shoqeria “Cambielli Albania”sh.p.k, kërkon të punësojë Magazinier – ne magazinen qendrore te shoqerise, me adrese: Autostrada Tirane – Durres, Km 1, “Pajtoni Business Center, Kati 0.

Kërkesat e vendit të punës:

  • Të ketë arsim të lartë/preferohet profili ekonomike ;
  • Të ketë njohuri te mira në programet bazë të kompjuterit;
  • Te kete njohuri te programit Financa 5
  • Të ketë aftësi për të punuar në grup;
  • Të ketë ekperiencë në punë jo me pak se 2 vjet;
  • Preferohet mosha deri 35 vjeç;
  • Te kete leje drejtimi
  • Të jetë energjik, i shkathët dhe me aftesi të mira organizative dhe komunikuese;
  • Të zoteroje gjuhen italiane.
  • I afte te perballoj volum pune dhe te punoje nen presion.

Të gjithë të interesuarit që i plotësojnë këto kërkesa mund t’i dërgojnë CV-të me fotografi në adresën e-mail hr@globegroup.al deri ne dt 15/05/2018
Jeni të lutur të përcaktoni pozicionin e punës për të cilin aplikoni.
CV të cilat nuk do të kenë të përcaktuar pozicionin për të cilin aplikojnë, nuk do të merren në konsideratë.
 


Apply
Back
Top