• Tirane, ofroj vend pune Administrator Rrjeti / Infrastrukture

Globegroup vendi ku mund te beni karrierë.
Globegroup ushtron aktivitetin e tij ne territorin e Shqiperise ne fushen e ndertimit dhe pasurive te paluajtshme, shitje te pajisjeve elektroshtepiakeve dhe elektronike sistemeve te kondicionimit, sistemeve te sigurise, servisit dhe mirembajtjes.
Ne punojme me partnere te afirmuar ne bote, me te cilet kemi nje bashkepunim efikas dhe te besueshem pergjate viteve. Sekreti i suksesit tone eshte qe ne shpenzojme kohen e duhur per te njohur klientet tane, duke u ofruar nje sherbim te personalizuar dhe professional.


  • Globegroup kërkon të punësojë :

Qellimi I Pozicionit: Administrator Rrjeti / Infrastrukture
Detyrat dhe Pergjegjesite:


  • Kryen monitorimin e përditshëm të sistemit, duke verifikuar integritetin dhe disponueshmërinë e të gjitha pajisjeve, burimeve të serverit, sistemeve dhe proceseve kyçe.
  • Integrimi i LAN / WAN dhe/ ose sisteme të tjera informacioni.
  • Përgjegjës për konfigurimin dhe qasjen në internet dhe VPN.
  • Monitorimi i përditshëm i sigurisë për të identifikuar ndonjë shkelje të mundshme.
  • Administrimi i firewall dhe përgjegjësia e përgjithshme për sigurinë e IT kompanisë.
  • Konfigurimi dhe suporti per kompjuterat e perdoruesve (desktop, laptop, tablet), pajisjet periferike (printer, skaner, fotokopje).
  • Kryen verifikimin e përfundimit të punëve të planifikuara siç janë backup-et e kompanisë.
  • Ndjek problemet e hardware / rrjet me ofruesit.
  • Te ofroje mbështetje per përdoruesit fundorë.
  • Instalim dhe menaxhim i Mailserver.
  • Vlerëson infrastrukturën për të siguruar që përmbushen kërkesat kryesore.
  • Merr Pjese në zhvillimin dhe mirëmbajtjen e politikave, procedurave dhe dokumentacionit për përdorimin e rrjetit dhe më pas siguron zbatimin e tyre.
  • Zhvillon strategji të reja dhe procedura të IT për të rritur efikasitetin dhe për të përmirësuar rrjedhën e punës
  • Përformon detyra të tjera të dhëna nga eprorët.


Kerkesat qe duhet te plotesoje Kandidati:


  • Ka eksperience pune 4-5 vjeçare si Mbikqyrës i sistemit IT ose Menaxhues Rrjeti.
  • Njohuri shume te mira në administrimin, ruajtjen dhe zgjerimin e infrastrukturës së IT duke përdorur Microsoft Windows Server 2003 dhe më të lartë, Exchange Server 2007, Microsoft SQL 2005 dhe më të lartë.
  • Te kete njohuri te mira per networking si ne anen hardware (switch, router etj) ashtu dhe ate software (TCP/IP etj)
  • Aftësi menaxhuese me sigurimin kundër viruseve;
  • Te jete I gatshem per te mesuar mbi teknologjite me te fundit .
  • Aftësi dhe njohuri të avancuara analitike, strategjike, planifikuese, organizative, mbikeqyrese dhe keshilluese;
  • Te ofroje zgjidhje per probleme komplekse.
  • Te kete njohuri ne programim.
  • Aftësi për të mbajtur nivel të larte të konfidencialitetit;

Te intereson si pozicion? Dërgo CV e përditësuar dhe dokumentet e tjerë në adresën e-mail hr@globegroup.al
Vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen per hapa te metejshem.
 


Apply
Back
Top