• Tirane, ofroj vend pune Marketing and Visual Merchandising

Eppc Albania kërkon një Marketing and Visual Merchandising për klientin e saj kompani e suksesshme ndërkombëtare.

Përgjegjësitë Kryesore:


  • Mban marrëdhënie me klientët me qëllim promovimin dhe rritjen e visibilitetit të BRAND-ve të produkteve;
  • Kryen vizita nëpër dyqane sipas një planifikim efektiv, duke siguruar një mbulim tërësor të territorit;
  • Kujdeset të ruajë imazhin e markave në përputhje me udhëzimet përkatëse;
  • Ndjek dhe zbaton politikat e merchandising sipas fushatave të marketingut të BRAND-eve;
  • Sigurohet që realizon promovim të produkteve në përputhje me udhëzimet dhe standartet e shitjes së klientëve dhe të BRAND-eve;
  • Asiston në planifikimin e buxhetit vjetor të marketingut të kompanisë;
  • Mbështet ekipin e shitjes në planifikimin e shitjeve dhe planeve të stokut;
  • Përgatit raporte periodike për drejtuesit e kompanisë.

Kërkesat për këtë pozicion janë:


  • Diplomë Universitare;
  • Përvojë e mëparshme në pozicione të ngjashme;
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi, prezantimi, organizimi dhe etikë profesionale;
  • Të jetë pozitiv, i shkathët, kreativ, i saktë në punë, dhe i dedikuar;
  • Të zotërojë shumë mirë gjuhët Italiane dhe Angleze;
  • Të zotërojë leje drejtimi të klasit B dhe të ketë disponibilitet për të udhëtuar.

Të dhënat:

Pozicioni: Marketing and Visual Merchandising;
Vendndodhja: Autostradë;
Orari: 40 orë;
Raporton tek: Administratori;
Pagesa: Shumë e mirë;
Aplikimet mbyllen: 16.05.2018.


Si të aplikoni:


Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail[SUP]-it[/SUP]: tianda.nano@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 


Apply
Back
Top