• Destinacioni Punë - Një ditë e hapur mbi punësimin në Shqipëri, realizohet për herë të parë nga EPPC

eppc_destinacioni_pune_Baner.png


Destinacioni Punë - Një ditë e hapur mbi punësimin në Shqipëri, realizohet për herë të parë nga EPPC .


Për më shumë informacion kontaktoni:
Tel: +355 4 2465558
E-mail: info@eppc.al

EPPC Albania,
kompani konsulence në fushën e burimeve njerëzore, organizon për herë të parë në Shqipëri një aktivitet unik mbi punësimin në datën 1 Maj 2018.
Ditën e Martë, më 1 Maj, destinacioni i të gjithë punëkërkuesve do të jetë Parku Olimpik i Tiranës (Ish Kompleksi Dinamo)
për të zhvilluar një bisedë me rekrutuesit e EPPC rreth pozicioneve vakante të punës..

DESTINACIONI PUNË – do të jetë një ditë që do të bëjë bashkë rreth 200 punëkërkues të cilët do të intervistohen nga rekrutuesit e EPPC.
Për të gjithë punëkërkuesit Destinacioni Punë do të jetë një mundësi për tu prezantuar pranë kompanive më të suksesshme në Shqipëri, nëpërmjet EPPC.
Ata mund të paraqiten në çdo moment nga ora 10:00 – 18:00 me një CV për të mësuar më shumë rreth mundësive të punësimit në Shqipëri
dhe për të biseduar me ekspertë të punësimit rreth karrierës së tyre.

Kjo ditë është menduar si një ditë e veçantë që tërheq punëkërkuesit drejt punësimit të ndershëm, punësimit pa ndërhyrje, por punësimit bazuar në dëshirën për punë dhe qasjes së drejtë.
Nëpërmjet këtij aktiviteti synojmë të lehtësojmë procesin e punësimit në Shqipëri, duke bërë një përputhje midis profilit të punëkërkuesit dhe pritshmërive të punëdhënësve.

Ftojmë dhe inkurajojmë të gjithë punëkërkuesit, të gjithë ata që po kërkojnë të ndryshojnë punë, që po kërkojnë mundësi më të mira zhvillimi në karrierën e tyre, të paraqiten me një CV për të biseduar me rekrutuesit tanë, për të parë mundësitë e reja që janë në vendin tonë.

EPPC Albania ka një numër të konsiderueshëm vendesh të lira të disponueshme në një sërë sektorësh duke përfshirë shitjen, shërbimin e klientit, financën, bankën, inxhinierinë, etj.
Rekrutuesit e EPPC do të jenë të pranishëm përgjatë gjithë ditës për të diskutuar për këto vende vakante dhe për punësimin.

Aktiviteti do të zhvillohet ditën e martë, 1 Maj 2018, ora 10:00 – 18:00 në Parkun Olimipik të Tiranës (Ish Kompleksi Dinamo).
Për më shumë detaje rreth aktivitetit, telefononi në +355 4 2465558 ose kontaktoni në info@eppc.al.

Rreth EP & Partners Consultancy (EPPC):

EP & Partners Consultancy shpk (EPPC) është themeluar në Tiranë, në vitin 2009.
EPPC ofron në Shqipëri dhe Kosovë, kërkim dhe përzgjedhje stafi në bazë të cilësisë dhe jo sasisë. Po ashtu EPPC siguron leasing stafi të përkohshëm ose të përhershëm,
si një mënyrë shumë fleksibël dhe me kosto efektive për biznesin. EPPC mundëson dhe zhvillim të stafit përmes një game të gjerë trajnimesh.
Kompania është lider në fushën e trajnimeve duke trajnuar stafin e kompanive më të mira në Shqipëri dhe Kosovë. Për më shumë informacion vizitoni www.eppc.al.
 


Apply WhatsApp
Back
Top