• Tirane, ofroj vend pune Specialist i Riskut të Kredive, Njësia e Riskut të Kredive

Qëllimi i punës:

Kontrollon të dhënat e aplikimit të klientit për kredi të sjella nga forca shitëse, duke dhënë një opinion profesional lidhur me situatën e kredimarrësit. Bën vlerësimin e kredisë me korrektësi dhe prezanton gjykimin e tij në Komitetin e Kredisë në përputhje me të gjitha politikat e kredidhënies së kompanisë.

Përgjegjësitë kryesore:


  1. Siguron që të gjitha aplikimet janë në përputhje me politikat e kredidhënies në fuqi;
  2. Përgatit përmbledhjen e rasteve të kredise dhe i / e referon opinionin e tij / saj në Komitetin e Kredisë, duke i informuar anetarët e këtij Komiteti për rreziqet e identifikuara dhe masat e propozuara në lidhje me zbutjen e rrezikut të kredisë;
  3. Merr pjesë si anëtar me të drejta të plota në Komitetin e Kredisë;
  4. Identifikon nevojat për trajnim të forcës shitëse dhe kryen vazhdimisht rolin e trajnuesit (coacher) për Oficerët e Kredisë të degëve që mbulon, duke u fokusuar në cilësinë e kredidhënies;
  5. Identifikon probleme të ndryshme në lidhje me të dhënat në sistemet e kompanisë dhe i raporton ato në kohë për t’u rregulluar tek Njësia e Administrimit të Kredive;
  6. Adreson të gjithë kërkesat e klientëve aktivë për ndryshime kontrate në pengje apo persona të lidhur, duke propozuar zgjidhjen më të mirë për NOA;
  7. Vlerëson kapacitetin dhe jep mendimin mbi riskun përkatës për cdo kërkesë për ristrukturim të klientëve;
  8. Kryen procesin e verifikimit të Kredive të disbursuara në baza mujore dhe plotëson raportet përkatëse;
  9. Kryen detyra të tjera sipas kërkesës së Drejtorit të Njësisë së Riskut të Kredive.




Kërkesat kryesore:



  1. Diplomë universitare në një nga degët e ekonomisë ose degë të tjera të ngjashme;
  2. Eksperiencë 3 vjeçare në sistemin e kredidhënies ose në sektorë të tjerë të lidhur;
  3. Aftësi shumë të mira për të nxjerrë dhe analizuar të dhëna, për të përgatitur raporte;
  4. Aftësi për të zgjidhur probleme;
  5. Aftësi për të dokumentuar procedura dhe për të siguruar përputhshmërinë me to;
  6. Shumë i saktë dhe i kujdesshëm për detajet;


Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj duke plotësuar aplikimin online në http://www.noa.com.al/rekrutime/.

Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës deri në datë 2 Maj 2018.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një testim me shkrim.
 
Back
Top