• Tiranë, kërkohet punonjës me njohuri në HTML, xPath, CSS, RegEx

Proactive Technology, kompani me aktivitet në fushën e shërbimeve të Web-it, kërkon punonjës part-time ose full-time. Pozicioni përfshin përdorimin e xPath, CSS selectors dhe RegEx për të marrë të dhëna produktesh nga faqe të ndryshme.

Njohuri mbi HTML dhe CSS selectors janë të domosdoshme. Njohuri mbi xPath selectors dhe RegEx janë të pëlqyeshme. Do të ketë trajnim për aplikantët e pranuar.

Ndodhemi tek Komuna e Parisit, pranë qendrës "Kristal".

Të interesuarit mund të aplikojnë duke na shkruar në adresën hr@proactive.al
 


Apply
Back
Top