• Tirane, ofroj vend praktike Analist Biznesi

Magnum Opus Group” sh.p.k ofron mundësi Internshipi për “Analist Biznesi”. Nëse jeni diplomuar ose jeni në përfundim të studimeve në shkenca ekonomike dhe kërkoni të zhvilloni karrierën tuaj si analistë biznesi, ju ftojmë të aplikoni!


Kualifikimet që duhet të kenë kandidatët:

  • Diplomë ose aktualisht të jenë në përfundim të studimeve master në Shkencat Ekonomike (preferohet profili Administrim Biznesi);
  • Të zotërojnë shumë mirë gjuhën angleze në të shkruar dhe në të folur;
  • Të kenë dëshirë për të mësuar dhe të jenë të vetëmotivuar.


Përfitime nga intershipi:

  • Kandidatët do të punojnë nga afër me ekspertë të fushës;
  • Kandidatët do të fitojnë aftësi në analizimin dhe përpunimin e të dhënave, vlerësimin e tregut si dhe në përpilimin e planeve të biznesit, për projekte të ndryshme;
  • Eksperienca e fituar do t’ju ndihmojë të identifikoni aftësitë tuaja dhe të rriteni profesionalisht.
Procedura e aplikimit: Për t’u bërë pjesë e procesit përzgjedhës, të interesuarit duhet të dërgojnë një CV dhe një letër motivimi në adresën [B]pune@mog.al[/B]
Apliko deri më 30 Maj 2018!
 


Apply
Back
Top