• Tirane, ofrohet Agjent Shitjesh

Albpastrim shpk ofron pozicionin e lire per Agjent/e shitjesh.

Funksionet Bazë dhe qëllimi i përgjegjësive: Agjenti i Shitjeve është përgjegjës për implementimin dhe zhvillimin e strategjive të shitjes.Përgjegjës për menaxhimin e marrëdhënieve me klientët, promovimin e produkteve të kompanisë, zhvillimin dhe performancën e aktiviteteve të shitjes në zonën/ klientët që ai menaxhon. Puna konsiston në terren ku zhvillohen takime me biznese të ndryshme.

Përgjegjesitë kryesore :
  • Përgjegjës për menaxhimin e portofolit të klientëve dhe ndjekja e marrëdhënieve me ta;
  • Të realizoj planin e shitjeve të përcaktuar nga kompania në zonën / portofolin e klientëve të tij;
  • Të njohë në mënyrë të shkëlqyer produktet e kompanisë, si dhe produktet e konkurrentëve;
  • Përgjegjës për mirëmbajtjen e rrjetit ekzitues të klientëve dhe indentifikimin e klientëve të rinj;
  • Ndërton, mirëmban dhe përmirëson marrëdhëniet e biznesit me klientët duke siguruar plotësimin e nevojave të tyre sipas standarteve më të larta;
  • Inicion plane veprimi për krijimin alternativash të reja për shitjen e produkteve të kompanisë;
  • Përgjegjës për ndjekjen e proceseve të punës sic përcaktohet në udhëzimet e shitjeve dhe në përputhje me objektivat e përcaktuara nga kompania;
  • Negocion me klientët për shitjen e produkteve;
  • Komunikon në mënyrë profesionale me klientët dhe mban kontakte të vazhdueshme me ta;
  • Raporton në mënyrë aktive për konkurrencën ( çmimet/ ofertat/ etj);
  • Të zbatoj me përpikmëri dhe brenda afatit kohor të kërkuar, të realizimit të detyrave dhe zgjidhjes së problemeve të përcaktuar nga eprori.
  • Raporton sipas kërkesës dhe standarteve të raportimit;
  • Detyra te tjera qe mund ti ngarkohen nga Menaxheri i Shitjeve.

Cdo i interesuar te na kontaktoje ne nr e kontakt si me poshte ose te na dergoje CV : info@albpastrim.al





Cel. : 0676040096
 


Apply WhatsApp
Back
Top