• Durres, ofroj vend pune Drejtor Dege, Dega Durrës

Drejtori i Degës zhvillon biznesin e NOA për të gjitha segmentet e klientëve në zonën gjeografike nën mbikëqyrjen e tij / saj, duke siguruar në këtë mënyrë arritjen e Planit të Biznesit dhe si rrjedhojë objektivat mujore dhe vjetore të miratuara. Siguron se niveli i cilësisë së shërbimit të ofruar në degë është në përputhje me standardet dhe procedurat e kompanisë.

Detyrat dhe Përgjegjësitë e pozicionit:



  • Siguron arritjet e Planit të Biznesit të aprovuar nga Drejtori Ekzekutiv, në përputhje me rregullat dhe procedurat në fuqi në institucion;
  • Zbaton strategjitë e NOA-s dhe siguron që politika e biznesit të institucionit dhe vlerat korporative, zbatohen dhe mbikëqyren menjëherë, në veçanti referuar produkteve të reja dhe procedurave;
  • Planifikon, organizon, kontrollon dhe monitoron aktivitetet e degës për të optimizuar burimet;
  • Përgatit dhe bën propozime konkrete tek Drejtori i Rrjetit të Degëve dhe tek Drejtori i Departamentit, referuar planifikimit dhe rishikimit të Planit të Biznesit;
  • Analizon dhe raporton zhvillimet e tregut për çdo segment të klientëve;
  • Organizon promocionin direkt duke monitoruar dhe analizuar zhvillimin e segmenteve të ndryshme në treg dhe strategjinë dhe ofertat e konkurrencës;
  • Siguron që klientët e degës të kenë trajtimin/shërbimin e duhur nga stafi i degës, duke mbajtur marrëdhënie afatgjata me klientët;
  • Monitoron cilësinë e portofolit të kredisë dhe vazhdimisht suporton menaxhimin e kredive në hapësirën ku operon;
  • Drejton, zhvillon, trajnon dhe motivon punonjësit nën përgjegjësinë e tij / saj;
  • Vazhdimisht rishikon dhe mat aktivitetet e ekipit kundrejt objektivave të tyre të performancës;
  • Vlerëson në baza vjetore stafin nën përgjegjësinë e tij/saj dhe jep vlerësimin e tyre përkatës te menaxhimi i lartë;
  • Identifikon nevojat dhe kërkesat e anëtarëve të stafit nën përgjegjësinë e tij/saj në aspektin e trajnimit;
  • Merr pjesë në procesin e rekrutimit për të gjithë punonjësit nën përgjegjësinë e tij / saj;
  • Siguron që të gjitha problemet operacionale janë të analizuara shpejtë dhe të zgjidhura;
  • Qëndron i përditësuar përsa i përket njohurive të politikës dhe proceduurave të kompanisë si dhe kërkesave ligjore lidhur me pozicionin.


Kërkesat minimale:




  1. Edukimi: Diplomë Universitare e preferueshme në Ekonomi, Menaxhim Biznesi ose fusha të tjera të ngjashme
  2. Eksperiencë profesionale:



  • Shitje;
  • Analiza Financiare
  • Menaxhim i stafit



  1. Eksperiencë pune: Minimumi 2 vjet si Drejtor Dege ose 4 vjet në një pozicion shitje në nje institucion financiar
  2. Kompetencat e profilit:



  • Aftësi lidershipi, mbikëqyrjeje dhe mentorimi;
  • Aftësi shumë të mira vendim marrje;
  • Aftësi shumë të mira në shitje dhe marketing;
  • Njohuri të avancuara mbi produktin e kredisë;
  • Aftësi për të zhvilluar marrëdhënie të forta dhe për të punuar me drejtues të nivelit të lartë;
  • Aftësi për të udhëhequr trajnime;
  • Aftësi shumë të mira analitike, organizative dhe të manaxhimit të kohës ;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze, shkrim lexim.


Lutemi te dërgoni aplikimin tuaj on line duke plotësuar në linkun http://www.noa.com.al/rekrutime/ formën e aplikimit për pozicionin përkatës deri në datën 24.04.2018.

Forma e aplikimit duhet të përmbajë një letër motivimi dhe një CV. Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për një intervistë nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.
 
Back
Top