• Vlore, ofroj vend pune Ekonomiste

ALKOS GROUP është një ndër grupet më të rëndësishme dhe potenciale të Kompanive të marketingut dhe distribucionit në Shqipëri. Ky Grup daton që prej vitit 2004, themeluar në Tiranë dhe me Zyra Qendrore të lokalizuara në një pozicion shumë strategjik industrial, në Autostradën Tiranë – Durrës, km 12.

Për një nga Filialet tona ne Vlorë, ne kërkojmë të rekrutojmë punonjëse të kualifikuar në pozicionin e punës: ASISTENTE NË DEPARTAMENTIN E SHITJES (F)

DETYRA DHE PËRGJEGJËSI

  1. Asiston në çdo detyrë administrative dhe operative që do i kërkohet nga Zyrat Qendrore apo Supervizori;
  2. Është ndihmë dhe bashkëpunon me departamentin e logjistikës dhe të shitjeve;
  3. Përgatit, sipas nevojave, faturat apo fletë porositë për departamentin e shitjes;
  4. Përgatit dhe plotëson porositë e magazinës për dërgim sipas orarit apo planit të dërgesave;
  5. Regjistron faturat e TVSH-së;
  6. Administron dhe është përgjegjëse për Degën / Filialin Vlorë;
  7. Mirëmban databazën e rregullt dhe sistemin;
  8. Raporton çdo mospërputhje apo problem që mund të ndodhë gjatë procesit të punës;
  9. Komunikon dhe bashkëpunon me mbikëqyrësit dhe kolegët;
  10. Kryen kontrollet e inventarit dhe ditaret e klientit sipas kërkesave;
  11. Zona e Operimit Vlorë.

KRITERET:

  • Të kenë kryer studimet e larta në Ekonomik;
  • Të kenë njohuri të mira të gjuhës angleze;
  • Të këtë minimalisht 2 vite eksperiencë pune në këtë pozicion ose të ngjashëm;
  • Të jetë e organizuar, fleksibel dhe mbështetëse e zyrave apo programeve të ndryshme;
  • Të jetë e hapur dhe bashkëpunuese në punën në grup;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office dhe FINANCA 5;
  • Të jetë në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur me pak ose pa mbikëqyrje;
  • Mosha mbi 30 vjeçe;

Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë aplikimin e tyre në adresën o.cela@alkosgroup.al

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Aplikimet mbyllen më 25 Prill 2018

*Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë sipas Ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”



Cel. : 069 70 53 354
 


Apply WhatsApp
Back
Top