• Tirane, ofroj vend pune Brand Manager

DIMENSION me një experience 10 vjecare të stafit të saj në Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerezore, nëpermjet shërbimeve të ofruara pëcjell për tregun e punes vlerat më të mira profesionale.Jeni individe në kerkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. Në emër të një kompanie të sukseshme që operon në Tiranë në fushën e organizimit të Eventeve, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:
BRAND MANAGER
FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVEMenaxheri i Brandit ndihmon në planifikimi dhe zhvillimin e strategjive të shitjes dhe marketingut, hartimin e plan buxhetit, menaxhimin e marrëdhënieve me klientin, hartimin kontratash, si dhe bashkëpunimin me strukturat vartëse për realizimin e shitjeve. DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
  • Hartimi dhe implementimi i strategjisë së përgjithshme të shitjeve në përputhje me strategjinë dhe objektivat e brandit duke e detajuar në plane veprimi mujore;
  • Monitorimi i një plani vjetor të shitjeve duke detajuar aktivitetet e vitit që përkojnë me objektivat e miratuara të biznesit;
  • Drejton grupin në realizimin e objektivave;
  • Përfaqësimi i kompanise në evente dhe media të ndryshme;
  • Përgatit analiza të tregut, të konkurrencës, të cmimeve, të kënaqësisë së klientit, të elementeve publicitare dhe ia prezanton ato Bordit;
  • Përgatit plan media- për të marketuar sa më shumë brandin e kompanisë; Zhvillimin dhe përmiresimin e njohjes së Brand-it;
  • Rishikimi i ekzekutimit të planit të aktivitetit për veprime proaktive dhe korrigjuese të mundshme;
  • Organizimi i promocioneve të vazhdueshme si element taktike për të rritur shitjet; organizimi i aktiviteteve sezonale për të rritur shitjet;
  • Krijon sherbime dhe paketa te reja;
  • Udhëheq kërkime në treg për të identifikuar kërkesat e tregut aktual dhe në të ardhmen;
  • Informon klientët potencialë në lidhje me shërbimet, produktet, ofertat. Propozon oferta të personalizuara për klientët;
  • Përgatit plane veprimi dhe skedule për të identifikuar klientë të rinj dhe planifikon mënyren e përqasjes së kontakteve të reja. Paraprakisht analizon potencialin e tyre blerës;
  • Negocion me klientin për termat dhe kushtet, mbyll kontratën dhe informon atë për të drejtat edhe detyrimet që lindin me nënshkrimin e kontratës. Siguron zbatimin me korrektësi të kontratës me klientin;
  • Ndan detyrat dhe përgjegjesitë për stafin në varësi edhe kontrollon zbatimin e detyrave në afat shkurter dhe afat vjetor;
  • Ndjek dhe drejton zhvillimin e stafit, iu komunikon për pritshmeritë e kompanisë;
  • Bën takime të rregullta periodike, për ecurinë dhe problematikat e shitjeve dhe strategjitë e marketingut;
  • Raporton periodikisht, potencialet për produkte dhe shërbime të reja, zhvillime specifike, informacione të mbledhura në terren, aktivitetet e konkurencës etj;
  • Rifreskimi i database së klientit;
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA Edukimi: Diplomë në Marketing, Administrim Biznesi; Eksperiencë Pune: Preferohen kandidatë me mbi 3 vjet përvojë profesionale në menaxhim, përbën përparësi përvoja në Biznes; Aftësi:
  • Aftësi të mira ndërveprimi në biznes dhe shitje: ai/ajo duhet të ketë aftësi të shkëlqyera në komunikim si gojarisht dhe nëpërmjet telefonit, me palët e interesuara dhe me të gjithë operatorët e tjerë.
  • I aftë që të jetë i suksesshëm dhe të shfaq përvojën e vetë në menaxhim lidhur me klientët dhe kontratat e rëndësishme;
  • I orientuar dhe me fokus të qartë, cilësi të larta dhe të jetë familjar me biznesin;
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të dijë të bëhet pjesë e grupit;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Njohuri shumë të mira të programevë të paketës Office;
Mirepresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV) në adresën: rekrutime@dimensionhr.al;Ju lutemi, gjatë aplikimit specifikoni në titullin e emailit pozicionin për të cilin interesoheni.Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë. Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 15 Maj 2018 JU MIREPRESIM!Cel. : +355674647484
 


Apply WhatsApp
Back
Top