• Tirane, ofroj vend pune Koordinator i Programit te Ligjit

soros_logo_big.gif


Shpallje konkursi për pozicionin e Koordinatorit të Programit të Ligjit

Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë (OSFA) shpall konkursin për punësim në pozicionin Koordinatorit të Programit të Ligjit.

OSFA u themelua në vitin 1992 nga Instituti i Shoqërisë së Hapur (OSI), New York. Fondacioni “Soros” ka karakter bamirës dhe është i përkushtuar në vendosjen e vlerave të një shoqërie të hapur në Shqipëri. Misioni i tij është të mbështesë në mënyrë aktive transformimin strukturor dhe kulturor të domosdoshëm për të ndërtuar një shoqëri të hapur. Programet e OSFA-s janë të lidhura drejtpërdrejt me këtë mision.

Detyrat kryesore

1. Administron dhe koordinon projektet në kuadrin e programit.
2. Merr pjesë aktive në hartimin e strategjisë dhe politikave të programit.
3. Merr pjesë në përgatitjen e projekt buxhetit vjetor të programit.
4. Jep ide për inicimin e projekteve të reja.
5. Punon për ndërtimin e partneriteteve me donatorë dhe organizata të tjera.

Në mënyrë të veçantë detyrat përfshijnë:

-Punë kërkimore, analizë politikash:
- Punë kërkimore, analizë politikash:
- Analiza të situatave dhe të dokumenteve të ndryshme në fushën e ligjit.
- Konceptim dhe parashtrim i opsioneve dhe alternativave.
- Trainime dhe të tjera ngritje kapacitetesh (Supervizim i zhvillimit dhe implementimit të
ngritjes së kapaciteteve në fushën e të drejtave të njeriut/gjyqësorit/etj.)

- Avokim: Dizenjimi dhe realizimi i aktiviteteve avokuese; përcaktimi i fokusit të avokimit dhe zhvillimi i programeve të avokimit në bazë të strategjisë së fondacionit; vendosja e aleancave dhe partneriteteve me ‘stakeholder’ relevante për të maksimizuar impaktin e punës avokuese të OSFA; perfaqëson OSFA ne aktivitete kombëtare e ndërkombëtare.

-Realizim dhe supervizim projektesh:
- Propozon aktivitete të projekteve.
- Në bashkëpunim me Drejtorin e Programit punon dhe kontribuon në projekte për ngritje fondesh.
- Monitoron aktivitetet dhe menaxhimin e projekteve.


Kërkesa bazë:

Kandidati/kandidatja duhet të ketë:
- Diplomë Master në Drejtësi.
- Minimumi 6 vjet eksperiencë pune.
- Përkushtim ndaj vlerave të Shoqërisë së Hapur.
- Aftësi shumë të mira koordinuese.
- Aftësi analitike të shkëlqyera.
- Gjykim të pavarur.
- Njohje e sistemit të gjyqësorit shqiptar dhe proceseve gjyqësore.
- Njohje e ligjeve dhe avokacisë ndërkombëtare dhe europiane në lidhje me të drejtat e njeriut, kontekstin e politikave shqiptare dhe europiane.
- Aftësi shumë të mira për të shkruar qartë dhe në mënyrë konçize; aftësi shumë të mira draftuese.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze në të shkruar dhe të folur.
- Aftësi të shkëlqyera për të punuar në rrjet.
- Gatishmëri për të udhëtuar.

Avantazh do të përbëjnë:
- Përfshirja e gjerë në aktivitete të insitucioneve të gjyqësorit dhe reformat në Shqipëri.
- Kombinim i ekspseriencave në punë me organizatat joqeveritare dhe të tjera.

Dokumentacioni:

Dosja që duhet të paraqesë çdo aplikues duhet të përmbajë dokumentat e mëposhtme:
• CV e detajuar.
• Letër motivimi.
• Dy referenca.
• Diploma e studimeve universitare dhe pasuniversitare.
• Kopie publikimesh ose shembuj te shkrimeve apo puneve te realizuara.

Mungesa e dokumentave te mësipërm ju s’kualifikon nga zgjedhja.

OSFA ofron mundësi punësimi të barabarta dhe inkurajon të gjithë kandidatët e interesuar të aplikojnë në adresën e mëposhtme:

Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë (Soros)
Rruga “Qemal Stafa”, p.120/2, Tiranë

Një punëshkrim të plotë të detyrave të Koordinatorit te Programit të Ligjit mund ta gjeni në faqen tonë të internetit: www.soros.al. Për sqarime të mëtejshme ju lutem kontaktoni Ilda Bakshevani: e-mail: ibakshevani@osfa.soros.al ose në numrin e telefonit: +355 422 34621.
Afati i fundit për dërgimin e aplikimit është 24 Gusht 2009, ora 16.00.
 


Apply WhatsApp
Back
Top