• Tirane, ofroj vend pune TELLER/ARKETAR

INTERNATIONAL COMMERCIAL BANK

NJOFTIM PER VEND VAKANT PUNE/ARKETAR

Nëse jeni energjik, bashkëpunues, ju pëlqen t’i mësoni gjërat duke filluar nga baza dhe nëse dëshironi të jeni pjesë e një ambienti profesional, atëhere mos hezitoni të dërgoni CV-në tuaj. Më poshtë janë renditur kriteret e pozicionit.

Pozicioni: Arkëtar/Rrethi i Tiranës
Raporton te: Menaxheri i Operacioneve të Degës


Qëllimi i pozicionit: Të sigurojë një shërbim të shkëlqyer ndaj klientëve , të kryejë veprimet me paratë fizike dhe të kryej debitimet dhe kreditimet e llogarive të klientëve në mënyrë të saktë.


Përgjegjësitë kryesore përfshijnë:

  1. Njeh shumë mirë produktet e bankës dhe bën shitje të kryqëzuar të produkteve dhe shërbimeve të Bankës si depozita, kredi, transferta etj.
  2. Numëron paratë fizike në prani të klientit dhe siguron që të dhënat në sistem janë hedhur në rregull
  3. Siguron që kartmonedhat apo monedhat nuk janë të fallsifikuara
  4. Rakordon arkën në fund të ditës
  5. Njeh shumë mirë produktet e Bankës si dhe ato të konkurentëve



Profili individual i dëshiruar:
-Të jetë i diplomuar në Ekonomi
-Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze
-Të zotërojë mirë paketën kompjuterike të Microsoft
-Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe shitëse
-Të jetë i shpejtë dhe i saktë
-Të jetë i përqendruar dhe i vëmendshëm
-Të ketë takt dhe t'i pëlqejë marrëdhënia me klientët


Personat e interesuar duhet të dërgojnë CV-të me foto të shoqëruar me kopje të diplomës brenda datës 31 Mars 2018 në adresën e poshtëshënuar:
-e/mail: info@icbank-albania.com


Vetëm personat e përzgjedhur do të thirren për intervistë.

Banka do të trajtojë të gjitha të dhënat personale në mënyrë konfidenciale në përputhje me ligjin mbi ruajtjen e të dhënave personale.
 


Apply
Back
Top