• Tirane, ofroj vend pune SHEF/E FINANCE(Urgjente)

Për klientin tonë në Tiranë po kërkojmë kandidatë të kualifikuar për pozicionin SHEF/E FINANCE.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE

Asiston në kryerjen e detyrave të nevojshme në arritjen e misionit të kompanisë si dhe ndihmon në zhvillimin e stafit dhe rritjen e kompanisë.

  • Punon me Drejtuesin e Kompanisë në arritjen e vizionit strategjik përfshirë forcimin dhe kultivimin e marrëdhënieve me bashkëpunëtorët si dhe asiston në zhvillimin dhe negocimin e kontratave.
  • Zhvillon dhe zbaton proçedurat e financës, kontabilitetit, auditimit dhe kontrollit të brendshëm.
  • Analizon kostot dhe shpenzimet e kompanisë si dhe implemention objektivat, proçedurat dhe politikat financiare
  • Monitoron aktivitetin bankar të kompanisë si dhe koordinon përgatitjen e pasqyrave financiare, raporteve financiare etj.
  • Mbikëqyr miratimin dhe përpunimin e të ardhurave, shpenzimet, mirëmbajtjen e llogarive, etj.
  • Kontrollon pagesat me bankat si dhe kryen raportimin e levizjeve monetare çdo ditë si dhe llogaritjes së TVSH dhe taksës doganore për çdo furnizim.
  • Harton buxhetin vjetor financiar, duke marrë në konsideratë buxhetet e parashikuara nga manaxherët e departamenteve.
  • Kryen detyra të tjera sipas përshkrimit të punës.

AFTËSITË DHE KUALIFIKIMET E KËRKUARA


  • Njohje shumë e mirë e paketës Microsoft Office, Financa 5, Alpha etj.
  • Njohje shumë e mirë gjuhës Angleze dhe Italiane
  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe organizative.
  • Aftësi për zgjidhjen e problemeve.
  • Aftësi në zhvillimin organizativ dhe burimeve njerëzore.
  • Aftësi në kultivimin dhe forcimin e mundësive të biznesit dhe partneritetit.
  • Aftësi për të njohur dhe reaguar ndaj nevojave të klientëve të kompanisë, përfshirë punonjësit dhe bashkëpunëtorët.
  • Aftësi në supervizimin e stafit përfshirë raporte progresi dhe plane për përmirësim të vazhdueshëm.

EDUKIMI DHE EKSPERIENCA

Edukimi:


  • Diplomë në Degën Financë/Kontabilitet.
  • Preferohet të jetë Kontabilist i miratuar
Eksperienca:

  • Të paktën 5 deri në 7 vjet vjet eksperiencë financiare dhe menaxheriale në këtë pozicion.

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në në adresën: jhasa@albaconsul.com brenda dates 01.04.2018. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistën e punës.

ALBA CONSULTING - HR ELITE “Rrisim potencialin tuaj”
 


Apply WhatsApp
Back
Top