• Tirane, lista me vend pune vakante - Pronet Albania

Pronet Albania shpall vende të punës


Nëse jeni në kërkim të punës interesante ku do të përdorni intelektin dhe aftësitë tuaja - Pronet është vend i qëlluar për ju.

Kërkojmë kuadro me eksperiencë që nuk i frikohen përgjegjësisë dhe që kërkojnë punë afatgjatë. Ju garantojmë punë interesante dhe sfiduese ku do të keni mundësi të ngritni kapacitetet tuaja dhe të mbani hapin me më të rejat në fushën e Teknologjisë Informatike.


Pozitat që shpallen


MENAXHER I NJËSISË
Planifikim, koordinim dhe ekzekutim i aktiviteteve afariste të kompanisë në territorin e përgjegjësisë me fokus të veçantë në aktivitetet e zhvillimit të biznesit dhe ato të shitjes. Planifikon dhe mbikëqyrë procesin e gjenerimit të mundësive për shitje si dhe atë të përgatitjes së ofertave dhe tenderëve. Mbikëqyrë menaxhimin e programeve të caktuara të shitjes që ofrohen nga kompania. Zhvillon dhe menaxhon relacionet me Qeverinë, publikun dhe tregun në kuadër të territorit. Menaxhon me projekte të caktuara strategjike në fazat ‘pre-sales’ dhe ‘sales’ dhe me fazat tjera sipas nevojës dhe në koordinim me Menaxhmentin e Kompanisë.

ASISTENT/E ADMINISTRATIV/E
Pranimi i telefonatave ditore dhe përcjellja e porosive. Mbajtja e arkës ditore për shpenzime të vogla. Furnizimet e vogla mujore për mirëmbajtje dhe reprezentacion. Krijimi i regjistrit të kontakteve për kompaninë dhe freskimi i tyre periodik. Monitorimi i hyrjeve dhe daljeve. Kryerja e punëve të recepcionit. Kujdesi për materialin e marketingut dhe shpërndarja e tyre palëve. Kujdes për dukje reprezentative të zyrës.

INXHINIER I SISTEMEVE
Dizajnimi, implementimi, konfigurimi dhe administrimi i zgjidhjeve të teknologjisë informatike të bazuara në produktet e liderëve botërorë të TI-së. Kërkohen aftësi të avancuara të analizës dhe zgjidhjes së pavarur të problemeve komplekse. Analizim dhe dokumentim i sistemeve, arkitekturave dhe proceseve ekzistuese. Asistim klientëve në fazën e kalimit në produkcion me sisteme të reja. Ngritje e vazhdueshme profesionale nëpërmjet trajnimeve dhe certifikimeve.

ASISTENT I PROJEKTEVE
Instalim dhe mirëmbajtje të aplikacioneve dhe sistemeve të projektuara nga Pronet-i, përkrahje në implementim dhe mirëmbajtje të sistemeve duke përfshirë edhe sistemet në institucionet Financiare. Testimi, analiza dhe dokumentimi i aplikacioneve dhe sistemeve të projektuara nga Pronet-i. Përpilimi i procedurave, raporteve dhe përshtatja e softuerit kërkesave të klientit.


Konkursi është i hapur deri më 20 KORRIK 2009, ora 17:00

Përshkrimet e detajuara për pozitat e shpallura gjinden në ueb faqen tonëwww.pronet-ks.com/punesimi . Të gjithë të interesuarit duhet të shkarkojnë formularin përkatës nga ueb faqja dhe ti përmbahen procedurave të sqaruara për aplikim, aplikimet me CV nuk shqyrtohen.

Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet sipas përshkrimit të pozitave thirren në intervistë.

Për çfarëdo sqarimi mund të na kontaktoni në:
[FONT=Calibri][SIZE=3][COLOR=#0000ff]hr@pronet-ks.com[/COLOR][/SIZE][/FONT]


Pronet Headquarters
Zona Industriale, Veternik p.n.,
Prishtinë, Kosovë
Tel/Fax: +38 (0) 38 55 77 99
http://www.pronet-ks.com;

Pronet Albania
Rr. Brigada e VIII, 2/4, Tirana, Albania
Tel/Fax: + 355 (0) 4 22 69 320

Pronet është kompani lidere dhe partneri më i besueshëm dhe i preferuar në rajon për fushën e Teknologjisë Informatike që ofron zgjidhje harduerike, softuerike dhe konsulencë në TI. Pronet është kompani private Kosovare e themeluar në Shkurt të vitit 1997. Sot kemi 84 punëtorë me orar të plotë dhe jemi në rritje të vazhdueshme. Klientët tanë janë Institucionet Qeveritare, Sektori i Bankave dhe Sigurimeve, Sistemi i Gjyqësisë dhe Prokurorisë, Shërbimet Publike, Kompanitë e Telekomunikimit dhe Sektori Privat. Ne jemi partnerë me disa nga kompanitë më të njohura në botë në fushën e TI-së.
 


Apply
Back
Top