• Tirane, ofroj vend pune Specialistë në departamentit e Blerjeve

conad_cover.jpg


Conad Albania rrjeti më i madh i supermarketeve, në Shqipëri, operativ qe prej vitit 2006,
me një linjë të përbërë prej rreth tridhjete e pese supermarketesh të shtrira në të gjithë vendin.

kërkon të punësojë:

Specialistë në departamentit e Blerjeve.

Kriteret bazë që duhet të plotësojnë kandidatët për këte pozicion janë:

- Të jenë të diplomuar në Fakultetin Ekonomik, dega Administrim Biznesi, (ne Universitetin e Tiranes ose ne Universitete te huaja)
- Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës Italiane (të shkruar dhe të folur)
- Të jenë dinamikë dhe të kenë aftesi për të punuar në grup.
- Të kenë aftesi shumë të mira për të menaxhuar dhe organizuar punën.
- Njohja e principeve baze te menaxhimit dhe rotacionit te produkteve ushqimore
- Njohje shume e mire e paketes Office, vecanerisht te Exel-iti
- Të kenë aftesi shumë të mira në kapercimin e problematikave dhe të marrin pergjegjësine për zgjidhjen sa më me efikasitet të tyre.

Detyrat kryesore qe do te kryhen perfshijne:

- Koordinimin dhe menaxhimin korrekt te porosive perkundrejt furnitorit kryesor Conad Itali.
- Ndjekjen e gjithe procesit te ardhjes se porosive deri ne magazinen qendrore ne Tirane
- Koordinimin dhe menaxhimin korrekt te porosive perkundrejt furnitoreve vendas.
- Kontrollin e gjendjes se stokut ne magazinen qendrore.
- Koordinimin me dyqanet per porosite qe ata kryejne.
- Statistika dhe raporte per gjendjen e llogarive te furnitoreve apo klienteve

CV-ja duhet të plotesohet ne gjuhën italiane dhe të dërgohet në adresën e e-mail-it hr@conadalbania.al

Kërkohen gjithashtu të bashkangjiten në e-mail:
- kopje e diplomës universitare
- kopje të letrave te references akademike apo profesionale nëse keni
 


Apply WhatsApp
Back
Top