• Tirane, ofroj vend pune Menaxher IT

DIMENSION me një experience 10 vjecare të stafit të saj në Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerezore, nëpërmjet shërbimeve të ofruara pëcjell për tregun e punës vlerat më të mira profesionale.
Jeni individe në kërkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. emër të një kompanie të suksesshme që operon në Shqipëri, në fushën e tregtisë dhe ndërtimit, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:

IT MANAGER

FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE


Menaxhon planet e teknologjisë kompjuterike dhe informacionit, politikat e sistemeve, programe dhe mbledhjen e të dhënave për biznesin dhe financën, shërbime kompjuterike, komunikimin në rrjet dhe shkëmbime informacionesh me menaxhimin për të arritur qëllimet dhe objektivat e përbashkëta.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË



  • Menaxhon planet e teknologjisë kompjuterike dhe informacionit, politikat e sistemeve, programe dhe plane për ecurinë e të dhënave për biznesin dhe financën, shërbime kompjuterike, komunikimin në rrjet dhe shkëmbime informacionesh me menaxhimin për të arritur qëllimet dhe objektivat e përbashkëta;
  • Drejton integrimin informatik dhe atë të të dhënave të kompanisë dhe
njësitë e tij të biznesit.

  • Zhvillon dhe implementon objektivat e teknologjisë së informacionit që i nevojiten kompanisë për të siguruar kapacitetin e kompjuterave dhe është përgjegjës për nevojat dhe objektivat në rritje të kompanisë;
  • Zhvillon dhe krijon politika operative dhe hap rrugë për teknologjinë kompjuterike dhe informatike;
  • Vlerëson veprimet e përgjithshme të funksioneve të teknologjisë kompjuterike dhe informatike dhe rekomandon zgjerime të mëtejshme;
  • Këshillon menaxhimin e lartë mbi sistemet për shndërrim dhe integrim në përkrahje të qëllimeve dhe objektivave të biznesit;
  • Rishikon dhe aprovon kontratat kryesore për shërbimet dhe pajisjet e teknologjisë kompjuterike dhe informatike;
  • Monitoron sigurinë e sistemit të informacionit, linjat e komunikimit dhe pajisjet;
  • Mbikqyr zhvillimin, dizenjimin dhe implementimin e aplikimeve të reja si dhe ndryshimet në sistemet ekzistuese të kompjuterave dhe të paketës software;
  • Është përgjegjës për zhvillimin, rishikimin dhe çertifikimin e të gjitha back-up-ve.
  • Identifikon asimilimin e shfaqjes së teknologjisë informatike, në mënyrë që të prezantohet dhe të integrohet brenda kompanisë;
  • Lejon aksesin e teknologjisë së re kompjuterike për të caktuar vlera potenciale për kompaninë;
  • Mbikqyr përmirësimet në ecuri dhe realizimin e zgjerimit të sistemit;
  • Krijon dhe implementon qëllimet afatgjatë dhe afatshkurtër të
  • departamentit, objektivat, politikat dhe procedurat e veprimeve.
  • Mirëmbajtje & administrim i kompjuterave;
  • Mirëmbajtje & administrim i printerave dhe fotokopjeve;
  • Update dhe administrim i antivirusit;
  • Instalim i OS për PC;
  • Instalim i OS për Servera;
  • Instalim i programeve të ndryshme për përdorimin e përditshëm;
  • Konfigurimi i profilit të përdoruesve në PC;
  • Instalim dhe mirëmbajte PC;
  • Mirëmbajtje e pajisjeve të rrjetit.


KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Diplomë në teknologjinë informatike të sistemit kompjuterik dhe atë të
software, si edhe aftësi për të menaxhuar të gjithë spektrin e veprimeve në
teknologjinë informatike;

Eksperiencë Pune: Përvojë me implementimin e integrimit të teknologjisë informatike në një
kompani/sektor të madh;

Aftësi:


  • Komunikim profesional në të shkruar dhe të folur dhe aftësi të mira bashkëpunuese.
  • Aftësi për të prodhuar materiale me cilësi brenda një afati të shkurtër kohor
  • Menaxhimi i disa projekteveparalelisht;
  • Aftësi për të marr pjesë dhe për të lehtësuar takimet në grupe;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;


Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV) në adresën: rekrutime@dimensionhr.al;
Ju lutemi, gjatë aplikimit specifikoni në titullin e emailit pozicionin për të cilin interesoheni.
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 26 Prill 2018




JU MIRËPRESIM!



Cel. : +355674647484
 


Apply WhatsApp
Back
Top