• Tirane, ofroj vend pune SHITES NE BANAK

POZICIONI I PUNËS: SHITES NE BANAK
Shitësit në banak merren me tregtimin e mallrave në njësinë e shitjes duke dhëne informacione apo duke shpjeguar cilësitë e këtyre produkteve, kontrollojnë dhe mbikëqyrin aktivitetin e shitjes dhe të sigurimit të cilësisë në njësinë e vet të shërbimit. Përgatit faturat për mallra ose shërbime e kryera.
Shitësi në banak kujdeset për vendosjen e rregullt të artikujve në banak, estetiken dhe higjenen e tyre, kujdeset dhe për mbarvajtjen e furnizimit në sektorin e vet. Gjithashtu, është përgjegjës për menaxhimin e datave të skadencës së produkteve të banakut dhe produkteve të tjera të fresketa.


Detyrat kryesore të Shitësit në banak janë:

· Kryen sistemimin dhe pastrimin e vendit të punës para fillimit të punës;
· Gjatë orarit të punës duhet të jetë gjithmonë i veshur me uniformën e kompanisë;
· Sigurohet që konsumatorët të marrin shërbim të shpejtë dhe cilësor duke kontrolluar zbatimin e procedurave të sigurimit të cilësisë;
· Pret klientët në njësinë e vetë të shërbimit dhe i orienton për në repartin e duhur;
· Informon klientin lidhur me gamën e produkteve të ofruara, çmimet dhe shpjegon përdorimin dhe funksionimin e produktit për shitje;
· Këshillon klientin për përdorimin dhe kujdesin lidhur me produktin përkatëse;
· Harton kërkesa për furnizime në raste mungesash të produktit në njësinë e vet të shërbimit;
· Menaxhon dhe kontrollon banakun në përputhje me procedurat;
· Kujdeset për mirëmbajtjen e etiketave dhe përputhshmërinë e cmimit me produktin dhe ofertat;
· Ndihmon në repartet e tjerë në momentin që është i lire;
· Kontrollon në mënyrë të vazhdueshme gjatë ditës së punës temperaturat ne frigorifer dhe plotëson formularët përkatës;
· Kontrollon frigoriferin dhe pajisjet e tjera në mënyrë të vazhdueshme dhe në rast se konstaton defekte apo probleme të tjera informon eprorin;
· Kontrollon, verifikon dhe mban përgjegjësi lidhur me datat e skadencave të produkteve në repartin që ka në ngarkim
· Kontrollon repartin për mungesa të produkteve dhe i ploteson ato;
· Kontrollon cilësinë e produkteve dhe në rast se konstaton produkte me cilësi të dobët njofton eprorin;
Punëdhënësi mund t’i caktojë punëmarrësit edhe detyra të tjera, përvec atyre të parashikuara në këtë Aneks, të përshtatshme dhe të bazuar në nevojat e kompanisë.


Aftësitë e kërkuara:

· Kërkohet përfundimi i arsimit të detyrueshëm, ose të kenë kryer një kurs formimi profesional për këtë profesion.
· Të ketë një eksperiencë paraprake në këtë fushë (minimumi 1 (një vit).
· Të jetë mbi 18 vjeç;
· Të ketë njohuri mbi gjuhët e huaja;

Per te aplikuar per kete pozicion duhet te dergoni nje Cv ne adresen: info@ecomarket-al.com duke specifikuar pozicionin qe ju po aplikoni.
Ecomarket ju njofton se te gjitha aplikimet do te trajtohen ne menyre konfidenciale sipas ligjit Nr. 9887 per " Mbrojtjen e te dhenave Personale".
Vetem kandidatet qe do te perzgjidhen per kete pozicion do te njoftohen.
 


Apply
Back
Top