• Tirane, ofroj vend pune PUNËTOR PËR SISTEMIM

POZICIONI I PUNËS: PUNËTOR PËR SISTEMIM

Detyrat kryesore të Punëtorit për sistemim janë:
· Sistemon dhe rregullon vendin e punës dhe sektorin që ka në përgjegjësi;
· Kryen pastrimin e vendit të punës para se të fillojë orari i punës;
· Gjatë orarit të punës duhet të jetë gjithmonë i veshur me uniformën e kompanisë;
· Kontrollon mungesat e produkteve në rafte përkatëse dhe i plotëson ato;
· Kontrollon produktet në rafte dhe në rast se konstaton produkte me cilësi të dobët ose të dëmtuara njofton eprorin;
· Konfirmon kodet dhe cmimet e produkteve që ndodhen në etiketë;
· Zevëndëson dhe mbush raftet me produktet sipas ndarjeve në sektorë;
· Kujdeset që cdo produkt të jetë i ekspozuar për klientët;
· Jep përgjigje dhe orienton klientët për produktet e ndryshme si dhe ka njohuri shumë të mira mbi produktet dhe ofertat e ndryshme;
· Kontrollon datat e skadencës së produkteve në sektorin që ka në përgjegjësi sipas grafikut dhe urdhërave të menaxherit të dyqanit;
· Ndihmon në repartet e tjera në momentet që është i lire;
· Merr pjesë gjatë procesit të inventarizimit të produkteve duke kryer numërimin dhe sistemimin e tyre;
· Raporton pranë menaxherit të dyqanit sa here është e nevojshme mbi problematika lidhur me produktet edhe klientët;
· Informon klientët për gjithcka lidhet me produktet, cmimet dhe cilësitë e tyre;
· I referon menaxherit ankesat e klientëve vetëm kur vlerësohet e nevojshme.

Punëdhënësi mund t’i caktojë punëmarrësit edhe detyra të tjera, përvec atyre të parashikuara në këtë Aneks, të përshtatshme dhe të bazuar në nevojat e kompanisë.

Aftësitë e kërkuara:

  • Aftësi shumë të mira komunikimi;
  • Aftësi të mira ndërveprimi në shitje: ai/ajo duhet të ketë aftësi të shkëlqyera në komunikim me koleget dhe me klientët;
  • Aftësi shumë të mira organizuese dhe percaktim prioritetesh;
  • Fleksibilitet ne orare;
  • Njohja e gjuhëve të huaja përbën avantazh;
  • Të ketë përfunduar arsimin e detyruar.
  • Të jetë mbi 18 vjec.

Per te aplikuar per kete pozicion duhet te dergoni nje Cv ne adresen: info@ecomarket-al.com duke specifikuar pozicionin qe ju po aplikoni.
Ecomarket ju njofton se te gjitha aplikimet do te trajtohen ne menyre konfidenciale sipas ligjit Nr. 9887 per " Mbrojtjen e te dhenave Personale".
Vetem kandidatet qe do te perzgjidhen per kete pozicion do te njoftohen.
 


Apply
Back
Top