• Tirane, ofroj vend pune Manaxher i Marrëdhënieve me Biznesin e Vogël, Dega SE

Qëllimi i Punës:
Identifikon mundësitë e shitjes me Bizneset e Vogla (SE), krijon klientë të rinj në këtë segment, duke siguruar kështu edhe arritjen e objektivave të tij / saj individuale dhe ofron një shërbim të shpejtë dhe profesional për klientët potencial dhe ekzistues SE për të siguruar një marrëdhënie të shëndetshme dhe afatgjatë.

Përgjegjësitë Kryesore
- Analizon tregjet potenciale të kredisë për klientët SE në mënyrë që të identifikohen nevojat e mundshme dhe zhvillon një plan për të ardhmen;
- Ndërton, mban dhe zhvillon bazën e të dhënave për klientët e ardhshëm SE dhe siguron përditësime të rregullta në mënyrë që të lejojë parashikime të sakta;
- Takohet me klientët potencialë SE për t'i informuar për produktet dhe kushtet tona të kredisë;
- Inicion, zhvillon dhe manaxhon marrëdhëniet me klientët SE të rinj dhe ekzistues;
- Vlerëson rreziqet që lidhen me aplikimin e kredisë duke marrë parasysh karakterin e klientit, stabilitetin e biznesit, aspektet sezonale dhe të tregut dhe informacionin për sektorin;
- Inicion në mënyrë proaktive negociatat për shitjet për të arritur qëllimet individuale të shitjeve;
- Ofron këshillim financiar dhe shërbim cilësor ndaj klientit;
- Analizon kapacitetin e aplikantit për të paguar kredinë dhe përcakton nëse një kredi përmban risk të pranueshëm brenda udhëzimeve të politikave të kredisë;
- Merr nga klientët SE të gjithë informacionin e nevojshëm sipas procedurave në fuqi në mënyrë që të lejojë marrjen e vendimeve të shëndosha në lidhje me miratimin e kredisë dhe trajton këto të dhëna sipas parimeve strikte të konfidencialitetit;
- Zhvillon plane specifike për të ribërë biznes me klientët ekzistues SE dhe ndërmerr në vijimësi nisma të duhura;
- Azhornohet në lidhje me produktet e reja, procedurat, politikat, si dhe termat dhe kushtet e reja të propozuara nga Kompania;
- Ofron mbështetje të shpejtë ndaj kolegëve që kanë nën përgjegjësi manaxhimin e portofolit në risk;
- Manaxhon marrëdhëniet me klientët, duke iu dhënë zgjidhje pyetjeve dhe ankesave të tyre;
- Zhvillon dhe mirëmban ekspertizën në njohuritë për produktet;
- Kryen gjetje të thelluara faktesh dhe analizash dhe sugjeron zgjidhje të mundshme për aplikantët SE;
- Kryen verifikimet e kredisë, pas miratimit të Komitetit të Riskut, për kreditë sipas kodit të tij / saj.

Kërkesat Minimale
Edukimi: Diplomë Universitare e preferueshme në Financë, Kontabilitet, Ekonomi, Administrim Biznesi apo fusha të tjera të ngjashme;
Eksperiencë profesionale: Shitjet; Analiza financiare; Marketing; Negocimi
Eksperiencë pune: Preferohet 3 vjet eksperiencë në shitje përvojë lidhur me mjedisin e kreditimit të biznesit financiare
Kompetencat e profilit:
- Aftësi shumë të mira për të tërhequr, manaxhuar dhe zhvilluar marrëdhënie tregtare;
- Aftësi të demonstruara për të arritur objektivat e shitjes;
- Aftësi të mira në analizat e kredisë dhe në kontabilitet;
- Aftësi për të ndërtuar marrëdhënie pozitive brenda kompanisë dhe i / e aftë për të krijuar ekspertizë profesionale nëpërmjet integritetit dhe përkushtimit;
- Aftësi për të kuptuar modelin e përgjithshëm të biznesit dhe mjedisin në një institucion financiar; Aftësi të shkëlqyera komunikimi (me gojë, me shkrim, të dëgjuarit aktiv).


Lutemi te dërgoni aplikimin tuaj on line duke plotësuar në linkun http://www.noa.com.al/rekrutime/ formën e aplikimit për pozicionin përkatës deri në datën 19.03.2018.
Forma e aplikimit duhet të përmbajë një letër motivimi dhe një CV. Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për një testim me shkrim nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.
 
Back
Top