• Tirane, ofroj vend pune Fibre Survey Engineer

Kompania ATU, e themeluar në vitin 2010, eshte nje kompani lider ne tregun e telekomunikacionit dhe fibrave optike. Ajo ka ndërtuar një rrjet nacional fibrash optike (mbi 2200 km rrjet transmetimi) , të implementuar me përdorimin e teknologjisë së fundit dhe materialeve më cilesore, e në bashkëpunim me klientë dhe furnizues të mirënjohur dhe ndërkombëtar të shtruar nëpër rrugët kombëtare të Shqipërisë. Rrjeti ATU udhëton gjatë gjithë shtetit Shqipëtar duke ndërlidhur qytetet më të medha të tij dhe duke ofruar ndërlidhje nëpërmjet të gjithe kufijve me shtetet e Maqedonisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Greqisë.

Per fuqizimin e personelit dhe shtimin e njesive ne jemi duke kerkuar një Fibre Survey Engineer që të planifikojë dhe dokumentojë rrjetin me fibra optike. Do bëheni pjesë e një grupi pune që është përgjegjës për projektimin dhe zbatimin e rrjetit optik të fibrave të ATU-së.

Përgjegjësitë


  • Do të bëjë kërkime dhe do të dokumentojë rrjetin egzistues së fibrave dhe do të luajë një rol të rëndësishëm në grupin e punës duke siguruar cilësi dhe duke përmirësuar dokumentacionin ekzistues të rrjetit të fibrave.
  • Të përgatisë të gjithë dokumentacionin në përputhje me politikat dhe proçedurat e kompanisë nën mbikqyrjen e Menaxherit të Fibrës.
  • Të kryejë mbikqyrje të site përgjatë akseve ku është shtruar fibra dhe të regjistrojë detajet e fibrës optike.
  • Të propozojë zgjerime të boshtit kryesor të fibrave dhe aksesit të rrejtit duke përfshire dhe lidhjet e konsumatorëve.

Aftësitë dhe kërkesat teknike


  • Diplomë Universitare në Inxhinieri ose Eksperiencë në Rrjetin e Telekomunikacionit.
  • Mosha 22 - 26 vjeç
  • Aftësi të shkëlqyera kompjuterike dhe me Software, duke përfshirë AutoCad, Goggle Earth, Microsoft Office dhe Visio.
  • Eksperiencë në fushen e ndërtimit
  • Të menduar kritik dhe strategjik
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi
  • Aftësi të shkëlqyera për të ndërvepruar në grup
  • Aftësi organizative dhe në menaxhimin e kohës

Për të aplikuar për këtë pozicion , ju lutem dërgoni CV- në tuaj me foto në adresen e emailit info@atu.al.

Albanian Telecommunications Union Ltd
Meeting the Future

Address: Papa Gjon Pali II str, ABA Business Center, Floor 13/Office 5, 1010, Tirana, Albania
Tel: +355 4 2400810 Fax: +355 4 2400811 Email: info@atu.al Website: http: www.atu.al
 


Apply WhatsApp
Back
Top