• Tirane, ofroj vend pune Sherbim ndaj Klientit

Balfin Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.
Elektro-Servis shpk është një kompani e specializuar në riparimin e pajisjeve elektronike dhe elektro-shtëpiake. E themeluar prej vitit 2008 Elektro-Servis është servisi më i madh në Shqipëri dhe vendet fqinje, me të drejtat ekskluzive për market më në zë ne botë si: Samsung, LG, Sonny, Philips, Beko,Bosch etj.
Pozicioni: Shërbim ndaj Klientit
Departamenti: Operacional
Raporton: Manaxheri Operacional
Vendndodhja: Tiranë
Përmbledhja e Pozicionit:Ky pozicion ka për detyrë të mbledhë të gjitha problemet, ankesat dhe cështjet e klienteve.Objektivi kryesor i pozicionit Shërbimi për Klientin është të regjistrojë dhe të informojë personat përkatës të departamentit operacional për cdo problem apo cështje që ka të bëje me klientët/vizitorët.
Detyrat/Përgjegjësitë:· Përgjegjëse për regjistrimin me saktësi në sistem të urdhërave të punës si dhe informimin e klientëve për statusin e tyre.· Përgjegjëse për komunikimin e klientëve për rastet e defekteve, informim mbi tarifat dhe kohën e shërbimit. · Kryen lajmërimet e defekteve në terren ndaj punonjësve të rretheve dhe ndjek rastin deri në mbyllje të procesit.· Funksionon si një ndërmjetës mes klientit dhe departamentit teknik.· Arkëton vlera për konstatim defekti dhe paradhënie duke koordinuar cdo fund ditë me departamentin e financës.· Kryen procesin e arkivimit të cdo flete garancie apo mandate pagese të bëra nga klientët në rrjetin e dyqaneve Neptun.· Raporton në fund të cdo dite për hyrjet dhe daljet e produkteve nga Servisi. Mbi bazën e raporteve analizon dhe sugjeron për përmirësim të procesit.
Kërkesat:Edukimi: Arsim I lartë, Diplomë Bachelor (preferohet Fakulteti Ekonomik/Shkenca Sociale)
Eksperiencat e punës: Përvojë profesionale të paktën 1-3 vjet përvoje pune.
Kualifikime të tjera:Aftësi menaxhimi në situata konfliktuale që mund të lindin nga ankesat e klientëveAftësi shumë të mira komunikuese dhe negociuese.Sistematike në ndjekjen e detyrave konform procedurave të shoqërisëNjohuri të mira të paketës MS Office dhe vecanërisht ExcelAftësi të mira komunikuese në Anglisht
Kushtet e punës: Grupi Balfin ofron një paketë benefitesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë të bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës.
Mënyra e Aplikimit: Për të aplikuar për këtë pozicion, jeni të lutur të dërgoni CV tuaj dhe letrën e interesit nëpërmjet e-mailit tek adresa: hr@elektroservis.al.
Afati i dorëzimit: 31.07.2019!
* Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr.9887 të vendosur nga Parlamenti i Shqipërise mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale”.
 


Apply
Back
Top