• Tirane, ofroj vend pune Administrator i Teknologjise se Informacionit - IT

soros_logo_big.gif


Shpallje konkursi për pozicionin e Administratorit të Teknologjisë së Informacionit/IT

Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë (OSFA) shpall konkursin për punësim në pozicionin e Administratorit të Teknologjise së Informacionit/IT.

OSFA u themelua në vitin 1992 nga Instituti i Shoqërisë së Hapur (OSI) në New York. Fondacioni “Soros” ka karakter bamirës dhe është i përkushtuar në vendosjen e vlerave të një shoqërie të hapur në Shqipëri. Misioni i tij është të mbështesë në mënyrë aktive transformimin strukturor dhe kulturor të domosdoshëm për të ndërtuar një shoqëri të hapur. Programet e OSFA-s janë të lidhura drejtpërdrejt me këtë mision.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

• Zbaton të gjitha rregullat, procedurat, manualet e brendshme të fondacionit si dhe praktikat më të mira për administrimin e teknologjisë së informacionit dhe të sigurisë së sistemeve të OSFA-s dhe të Shtëpisë së OJQ-ve.
• Është përgjegjës për mirëfunksionimin dhe mirëmbajtjen e të gjitha pajisjeve dhe sistemeve software dhe hardware në shërbim të zyrave të OSFA-s dhe të Shtëpisë së OJQ-ve.
• Është përgjegjës për ruajtjen e informacionit elektronik (back up).
• Dizenjon, mirëmban dhe përmirëson faqen web të OSFA-s.
• Është përgjegjës për çdo faqosje, design, lay out, etj. që lidhen me aktivitetet e OSFA apo të Shtëpisë së OJQ-ve.
• Harton dhe diskuton me strukturat drejtuese të fondacionit planet e zhvillimit të fondacionit në fushën e Teknologjisë.


Kërkesa bazë:

- Arsim i Lartë perkates
- Njohuri të shkëlqyera të gjuhës shqipe dhe angleze.
- Minimumi 5 vjet eksperiencë pune.
- Njohuri dhe eksperiencë në zhvillim aplikimesh të llojit: web design, faqosje, etj.

Dokumentacioni:

Dosja që duhet të paraqesë çdo aplikues duhet të përmbajë dokumentat e mëposhtme:
• CV e detajuar.
• Letër motivimi.
• Dy referenca.
• Diploma e studimeve universitare.
• Dëshmi për punët e kryera në lidhje me design, mirëmbajtje faqe
web, etj (shembuj të këtyre punëve)
• Diploma e studimeve universitare.

OSFA ofron mundësi punësimi të barabarta dhe inkurajon të gjithë kandidatët e interesuar të aplikojnë në adresën e mëposhtme:

Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë (Soros)
Rruga “Qemal Stafa”, P.120/2/ Tiranë

Një punëshkrim të plotë të detyrave të Administratorit të Teknologjisë së Informacionit/IT mund të gjeni në faqen tonë të internetit: www.soros.al. Për sqarime të mëtejshme ju lutem kontaktoni Ilda Bakshevani: e-mail: ibakshevani@osfa.soros.al ose në numrin e telefonit: +355 422 34621. Afati i fundit për dërgimin e aplikimit është 17 Korrik 2009, ora 16:00.
 


Apply WhatsApp
Back
Top