• Tirane, ofroj vend pune Mesues Elektronike / Informatike

LAJMERIM PER VENDE PUNE

Instituti “Harry Fultz” kërkon të punësojë:

Mësues/e në fushën e Elektronikës

Kandidatët duhet të plotësojnë këto kushte:

• Të kenë mbaruar fakultetin e Inxhinierisë Elektronike në fushën e Kompjuterave
• Të kenë njohuri shumë të mira në riparimin dhe programimin e kompjuterave
• Të kenë eksperience pune (preferohet në mësimdhënie)
• Të kenë njohuri të gjuhës angleze
• Të jenë të komunikueshëm

Mësues/e Informatike

Kandidatët duhet të plotësojnë këto kushte:

• Të kenë mbaruar fakultetin e Matematikës/Informatikës
• Të kenë eksperiencë pune (preferohet në mësimdhënie)
• Të kenë njohuri të gjuhës angleze
• Të jenë të komunikueshëm

Shkolla krijon kushtë të mira punësimi dhe krijon mundësi për aftësim të mëtejshëm profesional.

Të interesuarit duhet të dorëzojnë:
• Kërkesën për aplikim
• Një Curriculum Vitae
• Fotokopje diplome, listë notash dhe kualifikimesh të ndryshme

Aplikimet mund ti dorëzoni në:

Zyra e Burimeve Njerëzore
Instituti “Harry Fultz”
Rruga Mine Peza
Tirane
ose mund ti dërgoni me e-mail në adresën bnjerezore@harryfultz.edu.al

Për informacione të mëtejshme kontaktoni në +355 42 222 008

Tel. : +355 42 222 008
 


Apply WhatsApp
Back
Top