• Tirane, ofroj vend pune Analist i Kontrollit të Standarteve

Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani leader në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka te njohura ndërkombëtare si Coca-Cola, Fanta, Sprite, Schweppes, Nestea, Monster, Cappy Pulpy.

Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vendin e duhur.

CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e mëposhtëm:



Analist i Kontrollit të Standarteve Merchandising nga Sistemi

Përgjegjësia e këtij pozicioni është të monitoroje dhe të kontrollojë fotot e frigoriferëve që janë hedhur në sistem dhe të bëjë një vlerësim të veçantë sipas udhëzimeve me qëllim për të arritur objektivat e Kompanisë në përputhje me udhëzimet dhe politikat e saj. Në mënyrë më specifike:

Roli dhe përgjegjësitë:


  • Kontrollon fotot nga sistemi dhe analizon zbatimin e standarteve.
  • Raporton mbi pajtueshmëri me standartet kundrejt implementimit të pikturës së suksesit.
  • Nderton raporte me baze ditore javore dhe mujore
  • Dorëzon raportet në kohë.
  • Ruan me kujdes të gjitha të dhënat që punon.
  • Mbulon detyra të tjera të cilat mund ti kërkohen nga eprori, në përputhje me përshkrimin e punës.

Aftësitë dhe kualifikimet:


  • Të ketë diplomë universitare (përbën avantazh diploma Informatikë Biznesi).
  • Të ketë njohuri të larta kompjuterike (MS office package).
  • Të jetë kompetent në Excel
  • Të ketë aftësi analitike dhe raportuese.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese.
  • Të jetë diskret dhe profesional.
  • Të jetë i mirë organizuar dhe eficent.
  • Eksperienca të më përparshme përbëjnë avantazh.

Të interesuarit duhet të dërgojnë një email ku të specifikohet kërkesa për pozicionin e punës dhe një kopje të CV në adresen: hr@cocacola.al, brënda datës 25 Shkurt 2018.


Vetëm kandidatët që plotesojnë kriteret do të kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset të Barabarta.
 


Apply WhatsApp
Back
Top