• Tirane, ofroj vend pune Menaxhim Biznes

Agjente shitjesh për zonën e Tiranës

ALKOS Group me Zyra Qendrore në Autostradën Tiranë – Durrës, km 12 dhe me një eksperiencë 14 vjeçare në tregun shqiptar në fushën e Import-Eksportit, për Shoqërinë e Grupit “Sigi” Shpk, distributori ekskluziv për markat më të njohura nërkombëtare të kozmetikës dhe kujdesit personal, kërkon të punësojë:

Agjente Shitjeje për Tiranën (F)


Detyrat dhe përgjegjësitë:

1. Mirëmbajtjen e rrjetit ekzistues të klientëve dhe identifikimin e klientëve të rinj;
2. Merr porositë tek klientët ekzistues dhe kryen shitje direkte për produktet në ngarkim;
3. Informimin e klientëve mbi kompaninë, produktet dhe shërbimet e saj;
4. Ofrimin e shërbimit dhe mbulimin e zonës te klientët;
5. Ndjekjen e proceseve të punës sic përcaktohet në udhëzimet e shitjeve dhe në përputhje me synimet e caktuara nga kompania;
6. Bashkëpunimin me sektorë të tjerë brenda kompanisë për të finalizuar procesin e shitjes;
7. Kryerjen e shitjes së produkteve dhe mbledhjen e informacionit nga klientët lidhur me nevojat, shërbimet dhe raportimet tek Eprorët;
8. Njohjen, dokumentimin dhe lajmërimin e kolegëve dhe eprorëve rreth ndodhive dhe çështjeve të punës;

Kualifikimet / Kërkesat

a) Diplomë Universitare;
b) Eksperiencë e mëparshme në fushën e shitjeve përbën avantazh;
c) Aftësi të mira në kompjuter;
d) Aftësi të mira komunikimi; person energjik dhe i motivuar;
e) Të jetë i përgjegjshëm dhe i kujdesshëm;
f) I orientuar drejt shërbimit me klient;
g) Aftësi për të punuar individualisht dhe në grup;
h) I pajisur me patentë të klasit B dhe zotërim të mirë të makinës;

Ne ofrojmë

- Pagë motivuese
- Shpërblim mbi bazën e performancës në shitje
- Atmosferë miqësore dhe dinamike

Aplikimet mbyllen më 05 Mars 2018

Luten të gjithë të interesuarit të aplikojnë duke dërguar CV-në në adresën e Email: o.cela@alkosgroup.al
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni do të njoftohen për intervistë.
*Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë sipas Ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”



Cel. : +355 69 70 53 354
 


Apply WhatsApp
Back
Top