• Tirane, ofroj vend pune Drejtor i Departamentit të Financës pranë Shoqërisë FAF sh.a

Njoftim për vend të lirë pune
”Shoqëria e Parë Financiare e Zhvillimit - FAF”sh.a., kërkon të punësojë:
Drejtor i Departamentit të Financës pranë Shoqërisë FAF sh.a., Tiranë

Detyrat e përgjithshme

Drejtori i Departamentit të Financës është autoriteti kryesor përgjegjës për performancën financiare dhe kontabilitetin financiar të FAF sh.a.
Ai/Ajo operon në përputhje të plotë me legjislacionin fiskal në Shqipëri.
Drejtori i Departamentit te Finances pergatit buxhetin vjetor dhe e paraqet ate tek drejtuesit e lartë te shoqerise.
Ai/ajo identifikon dhe kontrollon fushat per uljen e kostove.
Ai/ajo ben raportime( ditore ,javore ose mujore) ne te cilet tregohen rezultet konkrete ne raport me buxhetin e miratuar.
Ai/ajo mbikeqyr veprimet kontabel dhe ndihmon ne sigurimin e rezultateve financiare per te gjitha raportet e brendshme dhe te jashtme.
Ai/Ajo mbikeqyr ose drejton funksionin e thesarit i cili perfshin financimin dhe menaxhimin e parave.

Kualifikime dhe eksperienca te Preferuara



  1. Edukimi: Diplome Universitare ne Finance / Kontabilitet ose fusha te tjera te ngjashme;
    Preferohet Certifikim profesional ne Kontabilitet (preferohet Kontabel i Miratuar)
  2. Eksperience profesionale:
    - Eksperience ne menaxhimin e kontabilitetit, kreditimit, kostos dhe perfitueshmerise, te perfituara ne institucione mikrofinanciare apo banka;
    - Njohuri te avancuara ne lidhje me rregulloret perkatese statutore shqiptare per kompanite dhe institucionet financiare jo-banka, parimet e kontabilitetit, legjislacioni ligjor lokal dhe ligjet per taksat dhe punesimin;
    - Njohuri mbi politikat dhe procedurat operacionale, kreditimin e produkteve dhe sherbimeve;
    - Njohuri te sistemeve te kontabilitetit
  3. Eksperience pune: Minimumi 5 vjet eksperience bankare ose ne institucionet jo bankare te licensuara nga Banka e Shqiperise.

  • Aftesi te shkelqyera te gjuhes Angleze, verbale dhe me shkrim

Personat e interesuar duhet të sjellin në adresën Rr.“Dervish Hima”, nr.4, Tiranë Brenda dates 28.02.2018 dokumentacionin e poshtë cituar.
1. Kërkesë për t’u punësuar pranë Shoqërisë Financiare të Zhvillimit – FAF sh.a.

  1. CV dhe dokumenta të tjera mbështetese mbi kualifikimin profesional
  2. Diplomën dhe Listën e notave ( të noterizuara)
  3. Dokument identiteti.
  4. Dokumentin që vërteton punën e kryer më parë (librezë pune, vërtetim nga punëdhenësi)
  5. Dëshmi penaliteti, Vërtetim Gjykate, Vërtetim nga Prokuroria
  6. Raport Mjeko-Ligjor
  7. Letër reference

Fazat e perzgjedhjes do te jene si me poshte:

  1. Perzgjedhja e CV
  2. Interviste me goje
  3. Testim me shkrim.
Vetëm personat e zgjedhur do të njoftohen
 


Apply
Back
Top