• Tirane, ofroj vend pune Zhvillues .net

HardSoft kërkon të punësojë zhvillues me eksperiencë të dëshmuar në ndërtimin e aplikacioneve desktop të bazuar në teknologjinë .net dhe gjuhën C#.


Pozicioni i punës kërkon që zhvilluesi të jetë:


1. aktor kryesorë në projektimin dhe zhvillimin e aplikacioneve tona
2. anëtarë kyç në koordinimin e pjesëtarëve të tjerë të ekipit, në nivele të ndryshme të infrastrukturës
3. bashkëpunues në zgjidhjen e problemave
4. punëtorë, mendjendritur dhe këmbëngulës në krijimin e produkteve me cilësi të lartë
5. i rezervuar për projektet që zhvillohen.


Detyrat:


1. Projektimi, ndërtimi dhe mirëmbajtja me efiçencë dhe qëndrueshmëri e kodit burim të aplikacioneve që zhvillohen
2. Integrimi i zgjidhjeve të zbatuara mbi bazat e të dhënave (teknologji e zbatuar mbi infrastrukturën Microsoft SQL Server)
3. Sigurojë performancën, cilësinë dhe reagimin me përpikmëri absolute të aplikacioneve që zhvillohen
4. Identifikojë gabimet dhe japë zgjidhje që i minimizojnë apo eleminojnë situatat e pasakta të shkaktuara prej tyre.
5. Bashkëpunojë në organizimin, zhvillimin dhe ruajtjen e cilësisë së kodit.


Kualifikimet / Kërkesat:


1. Njohje e thellë e teknologjisë .NET
2. Kompetencë absolute në të gjithë ekosistemin e gjuhës C#
3. Eksperiencë në krijimin, zhvillimin dhe mirëmbajtjen e bazave të të dhënave në Microsoft SQL Server
4. Zotësi në shkrimin e kodit të pastër, të qëndrueshëm dhe lehtësisht të mirëmbajtshëm.
5. Kuptimshmëri të parimeve themelore të projektimit dhe ndërtimit hap pas hapi të programeve të zhvilluara në ekip.


Të interesuarit luten të dërgojnë CV (në format pdf) ne email kontakt@hardsoft.al.
 


Apply
Back
Top