• Tirane, ofroj vend pune Mjek

NJOFTIM PËR VËNDE TË LIRA PUNE


Në mbështetje të Statutit të Qëndrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” me nr.prot.2364, datë 25.06.2007 të
Ministrisë së Shëndetësisë dhe nr. prot. 4564/1, datë 26.06.2007 të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës,
Urdhërit nr.355, datë 18.08.2014 “Për kriteret e punësimit të mjekëve në Spitalet Universitare”, të Ministrit të
Shëndetësisë, si dhe Urdhërit nr.119, datë 24.03.2016 “Për një ndryshim në Urdhërin nr.355, datë 18.08.2014
“Për kriteret e punësimit të mjekëve në Spitalet Universitare”,
Qëndra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë, shpall konkursin për: 3 (tre) vende të lirë pune
në pozicionin “Mjek”, me kontratë pa afat

të caktuar dhe 3 (tre) vende të lirë pune në pozicionin “Mjek”, me kontratë me afat të caktuar; pranë
Urgjencës së Sëmundjeve të Brendëshme Poli i Administrimit të Integruar të Spitalit Polivalent.

Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët janë:
- Të ketë mbaruar studimet e larta universitare në një fakultet me program të akredituar nga Ministria e
Arsimit dhe Sportit me notë mesatare mbi 7 (Shtatë).
- Për kandidatët që kanë studiuar jashtë vendit, diploma e tyre duhet të jetë e njohur nga Ministria e Arsimit
dhe Sportit.
- Aplikanti për Kontratë pa afat, duhet të ketë mbaruar specializimin pasuniversitar, me notë mesatare mbi 7
(shtatë); aplikanti për Kontratë me afat duhet të ketë mbaruar specializimin postuniversitar ose të jetë Mjek
i përgjithshëm me eksperiencë pune në strukturat spitalore / qendër shëndetësore, mbi 8 (tete) vjet,
(e vërtetuar nga Libreza e Punës).
- Të jetë i regjistruar tek Urdhëri i Mjekut dhe të ketë liçencë, te vlefshme, te ushtrimit të profesionit.
- Të ketë mbrojtur të paktën një gjuhë të huaj
- Të ketë veprimtari botuese në shtypin shkencor, kur stazhi i tij pas diplomimit e mundëson një gjë të tillë.
- Të ketë stazh pune mbi 2 vjet pas diplomimit (preferencë)
- Të ketë aftësi të mira komunikuese me pacientët, studentët si dhe me personelin e shërbimit.
- Angazhim si mjek vullnetar në strukturat spitalore.
- Të ketë gradë shkencore (preferencë)
Konkurimi për një vend pune është i lirë me përjashtim të kandidatëve që vijnë nga rrethet të cilët duhet të
kenë marrë miratim nga Drejtoria e Shëndetit Publik të Rrethit nga vjen kandidati si dhe miratimin e Ministrisë së
Shëndetësisë për lëvizje të mundëshme.


Dokumentat e nevojshme që duhet të paraqesin kandidatët:
Kandidatët, për t’u pranuar në konkurs, duhet të paraqesin këto dokumenta:


1. Kërkesa e kandidatit drejtuar Institucionit.
2. Jetëshkrimi i kandidatit.
3. Fotokopje e kartës së identitetit.
4. Dëshmi penaliteti.

Adresa: Rruga e Dibrës, Nr. 372, Tiranë, Shqipëri; www.qsut.gov.al

5. Diploma Universitare dhe çerfitikata e notave (kopje e noterizuar).
6. Diploma e Specializimit dhe çerfitikata e notave (kopje e noterizuar).
7. Leja e ushtrimit të profesionit.(kopje e noterizuar).
8. Kontrata të ushtrimit të profesionit si mjek vullnetar (kopje të noterizuara).
9. Çerfitikatë / diplomë për njohuritë e gjuhës së huaj (kopje të noterizuara).
10. Çerfitikatë / diplomë për njohuritë e kompjuterit (kopje të noterizuara).
11. Çerfitikatë / diplomë për kualifikime të kryera brenda apo jashtë shtetit, specializime pasuniversitare,
pjesmarrje në konferenca, kongrese apo trajnime.
12. Librezën e punës, n.q.s. ka (të fotokopjuar).
13. Referenca nga punëdhënësi i mëparshëm apo nga shefi i shërbimit ku ka kryer praktikën profesionale.
14. a) Kontrata e specializimit (kopje e noterizuar).
b) Lirimin nga detyrimi kontraktual nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë (në rast se ka kontratë
specializimi.
c) Vërtetim që është kuotë e lire (kopje e noterizuar).
15. Vërtetim ose kopje kontrate nga qëndra e punës (kopje e noterizuar).

Mosplotësimi i kritereve të mësipërm, e skualifikojnë automatikisht kandidatin
Dokumentat duhet të paraqiten pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në Qëndrën Spitalore Universitare
“Nënë Tereza”, brënda datës 26.02.2018.
 
Back
Top