• Tirane, ofroj vend pune Sales Representative

  • Sales Representative

    Kompania TopDistribution shpk operon prej 8 vitesh në fushën e distribucionit me shumicë të produkteve ushqimorë dhe jo ushqimore.
  • Distributor ekskluziv per brandet ; Croco, Selpak , Aristea, Dais, Kotanyi , Spontex, Alufix, Uni, Orva, Iskon etj.
  • Objektivi kryesor i kompanisë, është të krijojë një rrjet shitjesh të specializuar dhe të strukturuar në mënyrë profesionale për tregëtimin dhe shitjen e produkteve ekskluzive të një cilësie superiore për tregun shqiptar në sektorin ushqimor dhe jo ushqimore. Kompania kërkon të punësojë në pozicionin e Sales Representative një vajzë ose një djalë për qytetin e Tiranës dhe Durrësit.



    Qëllimi i Pozicionit: Shërbimi cilësor ndaj klienteve ekzistues dhe identifikimi i klienteve të rinj, duke synuar rritjen e shitjeve ne zonat përkatëse.



    Detyrat dhe Përgjegjësitë:
    · Mirëmban rrjetin e klientëve ekzistues dhe identifikon klientë të rinj potencial.
    · Prezanton në mënyrë profesionale produktet, të cilat trajtohen me shumicë, tek klientët e zonës që mbulon.
  • Punon ngushtesisht me drejtorin e shitjeve ne perpilimin e kushteve dhe kontratave te shitjes me klientet qe mbulon.
  • Eshte pjese e negocimit direkt me klientet , bashke me superiorin e tij.
  • Eshte pergjegjes per rezultatin e shitjeve ne cdo account qe mbulon.

· Identifikon nevojat ë klientëve dhe jep propozime për përmbushjen e nevojave të klientit.
· Realizon shitje nga gjithë gama e produkteve pjesë e katalogut të shumicës.
· Ofron shërbim ndaj klientëve, si para, po ashtu dhe pas shitjes.
· Monitoron procesin e porosive dhe bashkëpunon ngushtë më gjithë departamentet përgjegjëse deri ne mbërritjen e tyre tek klienti.
· Zbaton dhe respekton procedurat në fuqi dhe rregulloren e brendshme të kompanisë.
· Raporton me shkrim tek manaxheri i shitjeve mbi ecurinë e punës dhe problematikat e hasur.

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:

Edukimi:Arsimi i lartë do të përbënte avantazh, preferohet Profili Ekonomik ose Shkenca Sociale.

Mosha: Nga 25 deri 40 vjec
Eksperiencë pune: Minimalisht 3 vjet eksperiencë pune në kompani të ngjashme distribucioni ushqimore dhe joushqimore.

Pagesa: Është motivuese dhe dinamike në varësi të rezultateve të arritura. Page baze atraktive, plus % mujore mbi xhiron ( aplikohet pas 3 muajve te pare te proves) sikunder dhe perfiton bonuse te ndryshme 3 mujore kundrejt objektivave specifike .


Aftësitë:
· Aftësi shumë të mira komunikuese
· Aftësi shumë të mira prezantuese
· Aftësi shumë të mira nëgociuese
· Aftësi analizuesë.
· Aftësi shumë të mira për të punuar në grup.

Aftësi të tjera:

· Njohuri të mira të gjuhës angleze ose italiane

· Njohuri shumë të mira të paketes Microsoft Office

· Të disponojë patentë automjeti të klasit B


Email: asistentemag@topdistribution.al / magazina@topdistribution.al

Cel. : 0689072020 / 0697084284
 


Apply WhatsApp
Back
Top